AKADEMIKA
AKADEMIKA
Reagim ndaj fjalimit të Kryetarit me rastin e 18 Gushtit – Dita e Armatës së RM-së

Reagim ndaj fjalimit të Kryetarit me rastin e 18 Gushtit – Dita e Armatës së RM-së

SPOZORI GJENERAL

25 Gusht 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në mbrojtje të interesave të bizneseve që përfaqëson, në asnjë mënyrë nuk konteston faktin se Armata duhet të jetë në funksion të mbrojtjes së kufijve, integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit dhe të punojë në drejtim të sigurisë së nevojshme për demokraci, ekonomi dhe modelit të bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë dhe respektimin e diversitetit. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se kriza politike kishte një efekt negativ mbi biznesin dhe ekonominë në Maqedoni, dhe në periudhën e ardhshme duhet me shumë kujdes të ndërmerren hapa për të përmirësuar të njëjtën.

Në favor të kësaj gjithsesi se nuk është qëndrimi i kryetarit të shtetit në fjalimin me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës, ku deklaroi se “Roli i dytë i ushtrisë do të jetë mbështetja e policisë në luftën kundër terrorizmit urban në qytetet me diversitet etnik dhe fetar. Urbanizimi është një sfidë. Zona e ardhshme janë qytetet dhe rajonizimi. Duhet patjetër të marrim parasysh mësimet nga misioni parandalues ​​i UNPREDEP nga viti 1995 në Maqedoninë veriperëndimore. Këto janë mësime për një kërcënim në rritje nga idetë separatiste dhe rrezikimin e integritetit territorial të vendit tonë.”

Kategorikisht pohojmë se fjalimi i këtillë ku “kërcënimi në rritje nga idetë separatiste dhe rrezikimin e integritetit territorial” sidomos në “Maqedoninë veriperëndimore”, e cila ishte e etiketuar si vend ku do “luftohet kundër terrorizmit urban”, me shumicë qytetesh që  janë me diversitet etnik dhe fetar, kërcënon klimën biznesore në vend.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cila përfaqëson bizneset që veprojnë kryesisht në veriperëndim të vendit, bën thirrje tek të gjithë ata që nxitin tensionet me tema që lidhen me çështjet etnike, të jenë të kujdesshëm, sepse të folurit e tillë shkakton përmbajtje dhe sjellje konservatore të kompanive dhe investitorëve, dhe kjo mund të rezultojë në prolongimin apo anulimin e projekteve dhe planeve që do të stimulonin rritjen e kompanive tona dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Prandaj, sektori i biznesit dhe vetë qytetarët në formë direkte janë të prekur nga kjo dhe apelojmë deri tek të gjithë palët relevante në krijimin e dialogut politik dhe stabilitetit në vend, në mënyrë që të ruajmë stabilitetin ekonomik, investimet dhe prosperitetin afatgjatë ekonomik të vendit, të përmbahen nga çdo lloj fjalimi i cili mund të rrezikojë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Maqedonisë veriperëndimore.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA