Reagim mbi Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit

Reagim mbi Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit

18 Korrik 2018 –  OEMVP sot mbajti konferencë për shtyp lidhur me Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit ku doli me qëndrimet e veta pas një hulumtimi të bërë nga ana e  Zyrës për Hulumtim dhe Zhvillim pranë OEMVP-së.

            OEMVP  vlerëson lartë punën e institucioneve shtetërore për harmonizimin e legjislacionit të vendit me atë të Bashkimit Evropian, njëherit edhe të transponimit të Direktivës 2015/849 për pengimin e shfrytëzimit të sistemit financiar për qëllim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe shpreh mbështetje dhe gatishmëri për partneritet me institucionet shtetërore në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

            Në frymën e këtij rrugëtimi dhe rëndësisë që kanë ligjet e BE-së vlerësojmë edhe Ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit i cili është në fuqi që nga data 7 korrik e vitit 2018 i cili duhet të jetë në përputhje me direktivën e sipërpërmendur.

            Tek ne propozuesi i ligjit (Ministria e Financave) është përcaktuar për një qasje më restriktive mbi qëllimet që synon kjo direktivë. Këtu parashihet ndalesa për pagesa me para të gatshme për mallra dhe shërbime në vlerë prej 2000 Euro ose më shumë, përderisa Direktiva këtë e parasheh në vlera prej 10,000 euro ose më shumë. Potencial të rrezikshëm për larjen e parave paraqesin lojërat e fatit në të cilin rast shtetet duhet të zbatojnë masa për analizë të klientëve për transakcione të vetme në vlerë prej 2000 Eurove ose më shumë. Me ligjin aktual organizuesit e lojërave të fatit nuk janë të eksponuar ndaj këtyre rregullave që do të thotë qe ata pagesat e klientëve nuk janë të obliguar t’i bëjnë nëpërmjet llogarive bankare.

            Ky ligj do të sjell implikime të ndryshme legjislative si dhe do të  ketë ndikim në veprimin afarist të bizneseve. OEMVP bëri edhe analizë të legjislacionit të BE-së dhe te vendeve kandidate dhe aty qartë shihet që Maqedonia nuk është shërbyer me praktikat e BE-së, sepse aty vlera maksimale e pagesave me para të gatshme arrin vlerën prej 10,000 Eurove.

Kjo ulje drastike e shumës prej 15.000 në 2.000 euro do të vështirëson bërjen e biznesit në vend. Ky konstatim është marrë në bazë të anketës së realizuar nga Zyra për Hulumtim dhe Zhvillim pranë OEMVP-së, prej ku 86,7% të anëtarëve e vlerësojnë këtë ligj si të dëmshëm ne sferën e bërjes së biznesit. Duke luftuar për të minimizuar ekonominë jo-formale, kjo mund të shpie edhe deri të asgjësimi i tyre, që nuk do të ishte në interes të vendit sepse me rëndësi është që jo-formalja të bëhet formale dhe të konkurron në treg me të gjithë pjesëmarrësit tjerë dhe sigurisht të paguajnë tatimet e jo të asgjësohet.

 Vështirësitë në zbatimin e ligjit do të hasen edhe në pjesën e formalizimit të procedurave për përgatitje të vlerësimeve të rreziqeve nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit, masave për analizë të klientëve dhe identifikimit.

              Problematika parashihet edhe te dispozitat kundërvajtëse të cilat parashohin gjoba në vlera shumë të larta, të cilat do të jenë të vështira edhe për kompanitë e mëdha. Ne rekomandojmë që: të prolongohet zbatimi i ligjit për një afat të pacaktuar, të konsultohen bizneset për ligje kaq të ndijshme për biznes eko-sistemin e jo të sillen ligje me procedurë të përshpejtuar, të bëhet analizë e detajuar se si i njejti do të ketë ndikim në jetën reale të të gjithëve si dhe të trajnohen kompanitë për transponimin e Direktivës 2015/849 dhe të informohen qyterarët dhe bizneset se si do të funksionoj ky sistem.

Related posts

SPOZORI GJENERAL