Programi IPARD për sektorin e biznesit paraqet një mundësi për zhvillimin e ndërmarrjeve

Biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore patën rastin nga afër të njihen me mundësitë dhe kriteret që janë parashikuar në IPARD 2 programi 2014-2020. Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, theksoi se qëllimi strategjik i odës është se si kompanitë të arrijnë deri tek mjetet financiare. Me takimin e sotëm do të mund të vijmë saktësisht deri tek informatat se si anëtarët tanë mund të arrijnë deri tek para të freskëta.

“Kemi shembuj të mirë deri tani, shpresoj që për thirrjet e hapura do të ketë interes më të madh për përdorimin e mjeteve nga programi IPARD. Apeloj deri tek të gjitha kompanitë që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe kompanitë që nuk dinë të përgatisin kërkesat e tyre duhet të na kontaktojnë për t’i këshilluar dhe ndihmuar ata në mënyrë që të marrin fondet në një mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë të arrijnë deri tek mjetet me të cilat do t’i zhvillojnë bizneset e tyre. “- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Nikollço Babovski, drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, theksoi se takimi i sotëm është me interes të madh për të gjithë, edhe për APFBZHR, si dhe për ndërmarrjet anëtare të OEMVP-së. Babovski theksoi se vetëm me aplikacione cilësore dhe me një përkushtim të përbashkët për të realizuar investimet, ne mund të tërheqim më shumë fonde nga totali i disponueshëm prej 25 milionë eurosh me Thirrjet aktuale për masat një dhe tre.

“Është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku për të modernizuar ato ekzistuese, për të ndërtuar kapacitete të reja në agro-sektorin dhe për të krijuar produkte me vlerë të shtuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë cilësi më të lartë të prodhimeve vendore, rritje më të lartë ekonomike dhe një hyrje më të madhe të mjeteve edhe në arkat e ndërmarrjeve vendore, por edhe në arkën e shtetit, e cila në anën tjetër do të thotë edhe hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe tregje të reja. – theksoi drejtori i APFBZHR, Nikollçe Babovski.

Përfaqësuesit e trupit për udhëheqje me IPARD theksuan se me ndihmën e Masës 3 “Investimet në mjete materiale për përpunim të produkteve bujqësore dhe të peshkut” kompanite do të jenë në gjendje për të investuar në;

“Kapacitetet e përpunimit të qumështit dhe produkteve të qumështit, mishit dhe produkteve të mishit, duke përfshirë shpendët dhe vezët. Pastaj përpunimit të pemëve, perimeve, drithërave, produktet e miellit dhe niseshte, përpunim i verës dhe uthullës ku me gjysmën e fondeve të investuara do të bashkëfinancohet apo do të kthehet 50 për qind të parave që janë miratuar si shpenzime të pranueshme. Për këtë masë thirrja është e hapur deri më 29 janar dhe janë të disponueshme një total prej 13 milion euro.- tha Zhivko Brajkovski, udhëheqës i Trupit për udhëheqje me IPARD pranë MBPEU.

Ai gjithashtu tha se deri më 9 shkurt është e hapur edhe thirrja për masën 1 “Investimet në mjete materiale për ndërmarrjet bujqësore” , gjegjësisht për të ndërtuar apo rindërtuar objekte për ushqim të bagëtisë, magazina ushqimore, oranzheri për kapacitetin e ftohjes –  kalibrim dhe paketimin e prodhimeve bujqësore. Gjithashtu mund të prokurohen dhe makineri dhe pajisje për bujqësinë, sistemi pikë për pikë, por jo dhe traktorë, për shkak se buxheti për këtë qëllim është përdorur me thirrjen e mëparshme. Mbështetja financiare totale për këtë thirrje publike është rreth 12 milionë euro.

Përndryshe, Trupi drejtues me IPARD, MBPEU dhe Agjencioni për përkrahjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural nisën një fushatë të fortë promovuese për IPARD 2 2014-2020, e cila do të zgjasë 18 muaj, brenda të cilëve do të mbahen 3 forume, 6 punëtori dhe 80 info ditë.