Prezantimi i projektit "Diaspora Invest"

Prezantimi i projektit "Diaspora Invest"

1016891_499479960121571_1201627415_n_167849144

  Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bashkëpunim me Komunat e rajonit të Pollogut, të përkrahur nga Projekti i USAID për zgjërimin e bizneseve të vogla dhe GIZ RED kanë nisur iniciativën për tërheqjen e investimeve nga diaspora të titulluar: ‘’Diaspora Invest’’.

  “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si organizatë ombrellë e bizneseve ekzistuese në të ardhmen do të ndihmon investitorët e ardhshëm për lehtësimin dhe nxitjen e këtyre investimeve përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në Pollog,me qëllim të rritjes së numrit të rasteve të suksesshme të investimeve nga Diaspora në Pollog, investime të cilët më veç janë prezentë në numër të madh në rajon”, theksoi kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi.
Qëllimi i këtyre takimeve është që kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut të prezantojnë mundësitë për investime në komunat e tyre përkatëse, por njëkohësisht të dëgjojnë edhe përvojën e bizneseve të tjera të suksesshme në rajon.
“Këto takime do të shërbejnë si mundësi për krijimin e lidhjeve dhe kontakteve me investitorë potencial gjegjësisht mërgimtarët shqiptarë nga diaspora që kapitalin e tyre ta investojnë në komunat e tyre të lindjes dhe pse jo edhe në komunat e tjera në Maqedoni”, theksoi Fatmir Bytyqi.

  Diaspora është njëri nga burimet më të rëndësishme financiare në rajonin e Pollogut, qoftë përmes remitencave ose siç mund të vërehet kohëve të fundit interesimit gjithnjë e më të madh për investime nga diaspora. Sido që të jetë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë përpjekje të përbashkët për të stimuluar dhe ndjekur investimet nga diaspora as nga autoritetet lokale e as nga ato qëndrore.   Duke pasur parasysh këtë fakt, komunat e rajonit të Pollogut përmes Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Projektin e USAID për zgjërimin e bizneseve të vogla dhe GIZ-RED kanë nisur iniciativën për lehësimin dhe nxitjen e këtyre investimeve përmes informimit të disaporës për mundësitë për investime në Pollog,me qëllim të rritjes së numrit të rasteve të suksesshme të investimeve nga Diaspora në Pollog, investime të cilët më veç janë prezente në numër të madh në rajon.

  Aktiviteti i parë nën iniciativën ‘’Diaspora Invest’’ është organizimi i dy iftareve në rajonin e Pollogut edhe atë: një iftar në Tetovë, i cili u mbajt më datë 18 Korrik 2013, dhe përfshiu komunat e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Brvenicës dhe Jegunovcës, si dhe një iftar tjetër në Gostivar i cili do të përfshijë komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushës.

  Qëllimi i këtyre iftareve është që kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut të prezantojnë mundësitë për investime në komunat e tyre përkatëse, por njëkohësisht të ndëgjojnë edhe përvojën e bizneseve të tjera të suksesshme në rajon. Këto iftare do të shërbejnë si mundësi për krijimin e lidhjeve dhe kontakteve me investitorë potencial.

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të asiston investistorët e ardhshëm duke u ofruar informacione për situatën ekonomike, plotësimin e nevojave për fuqi punëtore, përgatitjen e dokumentacionit dhe biznes planit, përmirësimin e zinxhirit të furnizimit si dhe duke ndihmuar në depërtimin e tregjeve të reja, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. Së fundmi qëllimin kryesor është të dëgjojmë nga diaspora se çka ju duhet atyre që ata të vendosin të investojnë në Pollog. Rekomandimet dhe konkluzionet nga diaspora në të ardhmen do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e aktiviteteve të ardhshme të kësaj iniciative.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL