Prezantimi i projektit "Diaspora Invest" në Gostivar

Prezantimi i projektit "Diaspora Invest" në Gostivar

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, në bashkëpunim me Komunat e rajonit të Pollogut, të përkrahur nga Projekti i USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe GIZ RED kanë nisur iniciativën për tërheqjen e investimeve nga diaspora të titulluar: ‘’Diaspora Investon’’.

  Duke pasur parasysh këtë fakt, komunat e rajonit të Pollogut përmes Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Projektin e USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla kanë nisur iniciativën për lehtësimin dhe nxitjen e këtyre investimeve përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në Pollog,me qëllim të rritjes së numrit të rasteve të suksesshme të investimeve nga Diaspora në Pollog, investime të cilët më veç janë prezente në numër të madh në rajon. 
  Aktiviteti i parë nën iniciativën “Diaspora Investon” është organizimi i dy iftareve në rajonin e Pollogut. I pari iftar u mbajt në Tetovë duke përfshirë komunat e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Brvenicës dhe Jegunovcës, ndërsa iftari tjetër në Gostivar u mbajt më 24 Korrik dhe përfshiu komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushes.

  Takimi, një Iftar tradicional, u hap hap nga znj. Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës, z.Nevzat Bejta, Kryetar i Komunës së Gostivarit dhe z. Menderes Kuçi, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.  Pas një prezantimi të përbashkët për mundësitë për investime që ekzistojnë në komunat rreth Gostivarit, anëtarët e komunitetit të biznesit të Diasporës kishin mundësinë të dëgjojnë disa shembuj të suksesshëm të bizneseve të financuara nga investimet e Diasporës (RBI Company, Grafix Trade, Casifico Cesarina – Qumështorja Fejzi), si dhe mundësinë për të krijuar kontakte me biznesmenët që deri tani kanë investuar me sukses në Pollog.

  Qëllimi i takimit ishte që të pranishmit të njihen me faktorët kyç që kanë ndikuar në suksesin e investimeve të deritanishme të Diasporës në Pollog, si dhe të informohen me nevojat e Diasporës me qëllim që të realizohet një numër akoma më i madh i investimeve të suksesshme. 

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL