Prezantim i platformës të OEMVP-së para delegacionit nga partia e VMRO-DPMNE-së

Prezantim i platformës të OEMVP-së para delegacionit nga partia e VMRO-DPMNE-së

Sot OEMVP-ja në krye me kryetarin z. Nebi Hoxha mirëpriti delegacion nga partia VMRO-DPMNE në krye me kryetarin e saj z. Hristijan Mickovski. Duke i marrë parasysh zhvillimet e fundit ekonomike në vend, gjithmonë është duke u shfaqur nevoja për koordinime të ndryshme me çdo subjekt në shtet.

Në këtë takim OEMVP-ja prezantoi edhe platformën e saj, nëpërmjet të cilës mund të arrihet deri tek një zhvillim ekonomik më i volitshëm. U diskutua edhe për shkëmbimin e ideve të shumta për bashkëpunim, gjë e cila është synim kolektiv për arritjen e mirëqenies e cila do të ndikojë deri në krijimin e sukseseve të përbashkëta. Fryma e mirëqenies në një vend ndryshohet vetëm me komunikim të ndërsjellë.

U fol edhe për zhvillimet e fundit ekonomike në vend, gjë e cila më së shumti tangon sektorin e biznesit. Gjithmonë duhet të shihen mundësi të shumta nëpërmjet të cilave do të ketë përfitim për të gjitha palët.

OEMVP gjithmonë qëndron e hapur për bashkëpunime me të gjitha subjektet dhe institucionet e ndryshme në mënyrë që të gjitha synimet të përputhen në fushën e përmirësimit të ekonomisë në shoqërinë tonë, e cila mund të arrihet vetëm me bashkëbisedim dhe organizimin e takimeve të njëpasnjëshme që do të kontribuojnë kah krijimi i kushteve më të volitshme për përmirësim.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL