Pesë ministrat nga resorët ekonomik e morrën përsipër që të ju përgjigjen katër Odave ekonomike për statusin e kërkesave lidhur me ndryshimet në rregullativën ligjore

Pesë ministrat nga resorët ekonomik e morrën përsipër që të ju përgjigjen katër Odave ekonomike për statusin e kërkesave lidhur me ndryshimet në rregullativën ligjore

Më 20 dhjetor, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt takimi i dytë i Komisionit për dialog publiko-privat, i cili është si rezultat i memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim mes Qeverisë dhe katër odave ekonomike më të mëdha (Odës Ekonomike të Maqedonisë, Odës Ekonomike për teknologji informative dhe të komunikimit – MASIT, Lidhjes së odave ekonomike dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore).

Qëllimi kryesor i këtij procesi është krijimi i një dialogu në mes sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar pjesët tashmë të njohura si problematike nga ligje të caktuara, ndryshimet e mundshme dhe normat që janë të vështira ose të pamundura për zbatimin e duhur dhe kështu nuk e arrijnë qëllimin pse ekzistojnë.

U theksuan disa tema që konsiderohen si aktuale, të cilat përfshijnë pyetje në lidhje me ndryshimet aktuale në rregullativën nën kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Në takim u ra dakord që përgjigjet dhe qëndrimet e ministrive përkatëse të dërgohen më së voni deri në fund të muajit dhjetor dhe takimi i ardhshëm i Komisionit për dialog publiko-privat, sipas dinamikës së punës, të mbahet në fillim të muajit mars të vitit 2019, me qëllim të shqyrtimit dhe miratimit të punës së deritanishme nga Odat, si dhe përmbushjes së pritjeve të të njejtave.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL