Përfaqësues të Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare vizitojnë OEMVP

Përfaqësues të Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare vizitojnë OEMVP

29 Shkurt 2016 – Sot u realizua takim në mes Përfaqësuesve të Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. U diskutua mbi disa pika të veçanta me interes të përbashkët si komuniteti i biznesit, hulumtimet, pjesëmarrjet në organizime me karakter ndërkombëtar në lëminë e ekonomisë, zgjerimi i rrjetit bashkëpunues me institucione të ndryshme ndërkombëtare, dhe bashkëpunimit me partnerë vendorë dhe të jashtëm në organizimin e konferencave të ndryshme ndërkombëtare, puntorive, debateve, seminareve dhe publikimeve të ndryshme.

Ndaj ky takim mundësoi që më nga afër të njihemi me raportet e aktiviteteve dhe të arriturave të deritanishme, si dhe planet për të ardhmen për një bashkëpunim të mirëfilltë me këtë Institut.

image-4d6a603b1326176c58d31209d528d188894ec342c7b290bacd74dbc22df8223b-V

image-aa85e1d0ea89423df7bda01accae9ce526aaa7a5c38a864f28e1484214bfe7c0-V

Related posts

SPOZORI GJENERAL