Përfaqësues të Bosna Bank International në takim në OEMVP

Sot në OEMVP ishin të pranishëm përfaqësues nga Bosna Bank International, ku u pritën nga përfaqësuesit e odës, në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha.  Qëllimi i takimit ishte që të inicohet edhe nënshkrim i memorandumit mes BBI dhe OEMVP, me të cilin do të mund të zgjerohej bashkëpunimi mes kompanive tona anëtare dhe ato rajonale.

Poashtu, u bisedua edhe mundësia e pjesëmarrjes të kompanive tona anëtare në Sarajevo Business Forum, në të cilin pjesëmarrës janë mbi 8.000 pjesëmarrës, mbi 3000 kompani, si dhe do të mbahen mbi 1500 takime B2B. Karakteristika e këtij forumi është ajo që aty janë të ftuar edhe persona të lartë zyrtar nga rajoni dhe më gjerë.

Forumi u prezantua në mënyrë të detajuar që të ftohen sa më shumë kompani, të cilat do të mund të jenë pjesë e takimeve të organizuara B2B, paneleve, diskutimeve të ndryshme. Ky forum organizohet nga Bosna Bank International në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim, Bankën Islame të Dubait, Bankën Islame të Abu-Dhabit dhe partnerë të tjerë.

 

 

 

 

Të ngjajshme