Për herë të parë komuniteti i biznesit nënshkruan memorandum për dialog publiko-privat me Qeverinë

Për herë të parë komuniteti i biznesit nënshkruan memorandum për dialog publiko-privat me Qeverinë

09 Maj 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  bashkë me odat tjera ekonomike në vend partnerë në projektin e USAID-it për “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për krijimin e një dialogu publiko-privat me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Është hera e parë që të gjitha odat në një nivel të lartë në vend me memorandum bashkëpunimi do krijojnë një dialog mes sektorit publik dhe atij privat përmes të cilit do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes në vendin tonë, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve vendore dhe përshpejtimin e rritjes së përgjithshme ekonomike dhe zhvillimit të Republikës së Maqedonisë.

Fjalim përshëndetës në këtë event kishin Kryministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, kryetarja e Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë Danella Arsovska, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, përfaqësuesi i zyrës së USAID në Maqedoni Dejvid Ateberi dhe drejtori i projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” Lubomir Dimovski.

Në pjesën e dytë të takimit, u prezantuan gjetjet nga dy hulumtimet në kuadër të projektit  “Vlerësimi i mjedisit të biznesit në Maqedoni” dhe vlerësimi për masat prioritare që duhet të ndërmerren për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, pas të cilit u zhvillua debat në mes të pranishmëve.

Brenda kompetencës së saj, Qeveria shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar dhe për të marrë pjesë në realizimin aktual të përmbajtjes së këtij memorandumi të bashkëpunimit duke organizuar takime të përbashkëta, forume, seminare, tribuna etj.

Unë e përshëndes këtë akt që duhet të forcojë komunikimin në raport shtet – sektor privat, drejt ndërtimit të besimit dhe partneritetit që do të mundësojë përparimin dhe zhvillimin afatgjatë të ekonomisë së vendit. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për të arritur qëllimet tona dhe për të krijuar kushte më të mira edhe për investitorët edhe për kompanitë vendase dhe me anë të këtij bashkëpunimi do të vendosen format e koordinimit dhe dialogut efektiv  – tha kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev theksoi se dialogu privat publik ofron një qasje të strukturuar, me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e aktorëve kryesorë në krijimin e politikave në drejtim të reformës së qeverisjes dhe reformave në mjedis për krijimin e një mjedisi stimulues të biznesit.

Si një qeveri që promovon qeverisjen demokratike dhe të hapur, ne besojmë se vetëm një kontribut i fuqishëm i sektorit privat në dialogun e ndërsjelltë, pjesëmarrja juaj në hartimin e politikave, angazhimi për të përmirësuar cilësinë e përfaqësimit të biznesit dhe pajtueshmërinë me institucionet demokratike mund të jetë parakusht për qeverisje të mirë dhe reforma të qëndrueshme të reformës – tha Zoran Zaev.

Dialogu publiko-privat do të realizohet nëpërmjet Komisionit të përbërë me nga një përfaqësues të secilës palë kontraktuese. Pritet që Sesioni i parë i Komisionit për dialogun publiko-privat të mblidhet brenda 30 ditëve ku do të miratohet projekt propozimi i Rregullores së Punës së Komisionit të propozuar nga Platforma e Dialogut Publiko-Privat.

Related posts

SPOZORI GJENERAL