OEMVP zhvilloi takim me guvernatoren e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë

OEMVP zhvilloi takim me guvernatoren e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë

Sot, delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me kryetarin e Odës, z. Nebi Hoxha, vizituan Bankën Popullore të Maqedonisë, për ti uruar postin guvernatores së Bankës Popullore, z-nj. Anita Angelovska – Bezhovska. Banka Popullore e Maqedonisë paraqet një institucion i pavarur dhe institucion i rëndësishëm ku nëpërmjet arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si dhe tentimet në ruajtjen e sistemit financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut kontribuon në mbajtjen dhe përmirësimin e stabilitetit dhe ambientit ekonomik në vend.

OEMVP u nda e kënaqur nga ky takim, ku mes tjerash u diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në mes OEMVP-së dhe Bankës Popullore të Maqedonisë, në sfera të ndryshme, siç janë projektimet e lëvizjeve ekonomike në vend me kyçjen e këndvështrimit të biznesit, me qëllim që të tentohet të arrihet në projektimet më të sakta, pasi që biznesi ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit. Fjalët lavdëruese nuk munguan edhe për odën, ku guvernatorja ceki se e vlerëson odën si institucion me ndikim në Maqedoni i cili vazhdimisht shpreh qëndrimet e veta dhe në mënyrë aktive tenton të ndikojë në krijimin e ambientit pozitiv në vend.

Related posts

SPOZORI GJENERAL