ANTPRESS
OEMVP vazhdon takimet informative me bizneset

OEMVP vazhdon takimet informative me bizneset

17 Maj 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore këtë javë organizoi sesione informative me kompanitë e Manastirit dhe Kavadarcit, ku u diskutua mbi  Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe të drejtat apo obligimet që rrjedhin nga ky ligj.

Në këto takime informative u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.

Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT.

Projekti financohet nga Qeveria  e SH.B.A-ve me qëllim për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.

Related posts