OEMVP vazhdon projektin Diaspora Invest

OEMVP vazhdon projektin Diaspora Invest

14 Tetor 2016 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Ministrin për Investime të Huaja Arlind Zeqiri, Qendrën për Zhvillim planor të rajonit të Pollogut, GIZ dhe UNDP vazhdojnë  iniciativën për tërheqjen e investimeve nga diaspora të titulluar ‘’Diaspora Invest’’.

“Diaspora është potencial i madh jo vetëm financiar, por edhe profesional i vendit tonë. Ajo përmes remitencave e mban gjallë këtë ekonomi, por Ne nuk dëshirojmë ta mbajmë vetëm gjallë, sepse duam që diaspora të jetë një burim shumë i rëndësishëm për zhvillim sa më të lartë ekonomik dhe social” –  tha nënkryetari i OEMVP-së Nagib Fejzi.

Roli i diasporës në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të rajonit të Pollogut është shumë i rëndësishëm, prandaj janë të nevojshme politika të mira në nivel nacional dhe lokal për të forcuar lidhjet me diasporën.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si organizatë ombrellë e bizneseve ekzistuese do të ndihmon investitorët e ardhshëm për lehtësimin dhe nxitjen e këtyre investimeve përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në vendlindje, me qëllim të rritjes së numrit të rasteve të suksesshme të investimeve nga diaspora, investime të cilat më veç janë prezente në numër të madh në rajon. Ky takim ishte një mundësi për krijimin e lidhjeve dhe kontakteve me investitorët potencial gjegjësisht mërgimtarët shqiptarë nga diaspora që kapitalin e tyre ta investojnë në komunat e tyre të lindjes dhe  komunat e tjera në Maqedoni.

OEMVP në strategjinë e 2016-2019 ka vendosur synim që t’ju bëjë të mundur atdhetarve tanë në diasporë të kenë mundësi dhe kushte më të mira për investim në vendlindje dhe besojmë fuqishëm se nëse arrijmë bashkërisht të bindim diasporën të investojnë se nuk do të kemi nevojë për investime të huaja direkte të cilat nuk janë duke dhënë rezultatet e pritura.

“Investimi i diasporës në vend nuk është i njëjtë sikur investimet tjera të huaja, sepse këtu kthehen njerëzit tanë, kthehen ata që e njohin mentalitetin, që e njohin kulturën, që dëshirojnë t’i ndihmojnë vendit të tyre dhe të cilët së bashku me kapitalin sjellin dijen dhe përvojat që domosdoshmërisht na nevojiten” – tha nënkryetari i OEMVP-së Nagib Fejzi.

OEMVP është në ndihmë të çdo biznesi dhe zëri i tyre para autoriteteve dhe institucioneve tjera për të hapur rrugët për investime në vendin tonë. OEMVP vazhdimisht angazhohet në drejtim të përmirësimit të legjislacionit, krijimin e politikave më të favorshme fiskale, si dhe mënjanimin e barrierave administrative duke u munduar të bëjë klimë sa më të favorshme biznesore.

Zgjerimi i afarizmit të bizneseve nga diaspora në vendin tonë, përveç sjelljes së kapitalit të freskët në ekonomi është shumë i rëndësishëm sepse sjell transferin e përvojës moderne menaxheriale dhe teknologjike e cila do t’i jap një kualitet të ri afarizmit në vend duke e bërë ekonominë e vendit tonë konkurrente me ekonomitë tjera në Evropë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të asiston investitorët e ardhshëm duke u ofruar informacione për situatën ekonomike, plotësimin e nevojave për fuqi punëtore, përgatitjen e dokumentacionit dhe biznes planit, përmirësimin e zinxhirit të furnizimit si dhe duke ndihmuar në depërtimin e tregjeve të reja, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. Së fundmi qëllimi kryesor është të dëgjojmë nga diaspora se çka ju duhet atyre që ata të vendosin të investojnë në vendlindje. Rekomandimet dhe konkluzionet nga diaspora në të ardhmen do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e aktiviteteve të ardhshme të Odës.

OEMVP do të angazhohet në krijimin e partneritetit efektiv mes bizneseve vendase dhe biznesit nga diaspora që demonstron potencialin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, duke përfshirë këtu sipërmarrësit lokal, biznesin nga diaspora dhe start-up bizneset.

 

photo-2

20161014_144841

dsc_2722

20161014_144222

dsc_2689

dsc_2767

dsc_2775

dav
20161014_143612

20161014_141833

20161014_142947

20161014_123917

Related posts

SPOZORI GJENERAL