ANTPRESS
OEMVP vazhdon me mbështetjen e saj për rimëkëmbjen e bizneseve nga rajoni i Hasanbegut

OEMVP vazhdon me mbështetjen e saj për rimëkëmbjen e bizneseve nga rajoni i Hasanbegut

03.10.2017 – Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, kryesuar nga kryetari i Odës, z.Nebi Hoxha, realizoi  takim me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë,  z. Zoran Zaev dhe drejtuesit e bizneseve nga zonat të  përmbytura nga vërshimet e vitit të kaluar.

Takimi i zhvilluar është vazhdimësi i takimit me kabinetin e z. Zaev, që u realizua me 27 korrik, ku u prezantuan masat për rimëkëmbjen e bizneseve nga rajoni i Stajkovcit, Hasanbegut dhe Haraqinës, të cilat pësuan dëme të mëdha nga përmbytjet me 6 gusht, 2017.

OEMVP në atë periudhë aktivisht u inkuadrua në fazën emergjente, përmes mobilizimit të bizneseve për ndihmë materiale direkte për popullatën dhe mbledhje të finansave që do të përdoren në fazën e dytë për rimëkëmbjen e vendbanimeve.

OEMVP duke u bazuar në anketën e realizuar me kompanitë në zonat e prekura nga vërshimet, propozoi plan dhe masa konkrete drejtuar Qeveris  për zvoglimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve anëtare të Odës.

Masat që OEMVP-ja propozoi dhe vazhdon që të loboj për të njejtat me qëllim rimëkëmbjen e bizneseve në zonat e prekura nga vërshimet , mes tjerash parashohin marrjen e një vendimi qeveritar për përfshirjen të bizneseve nga zonat e vërshuara në procesin e trajtimit institucional, të fillojë procesi i verifikimit të dëmeve nga institucionet përkatëse, dhe të merret vendim për nivelin e mbulimit të humbjeve  të kompanive nga këto zona, në mesin e të cilave që me mekanizimin e emergjencave të BE-së, qeveria të programojë një pjesë të mjeteve për rimëkëmbje të bizneseve në zonat e prekuara.

OEMVP, edhe në të ardhmen do të vazhdoj me inicimin dhe realizimin e këtyre takimeve me Qeverin, me qëllim të realizimit të planit dhe zbatimit të masave të propozuara për rimbëkëmbjen e biznes anëtarëve të saj.

 

Related posts