OEMVP vazhdoi takimet e Roadshow në qytetin e Shkupit

17 Maj 2018 – Pas takimeve në Saraj, OEMVP vazhdoi takimet e Roadshow në qytetin e Shkupit dhe diskutoi bashkë çështjet me interes të përbashkët lidhur me mundësitë e avancimit të mjedisit biznesor në komunën e Shkupit dhe më gjerë, me ç’rast vizituam ndërmarrjet Alma M, Eftinija Impex dhe Bas Tuti Fruti.

Qëllimi i aktivitetit është që të jemi sa më afër bizneseve për të parë problemet që hasin gjatë veprimtarisë së tyre si dhe prezantimin e shërbimeve të cilat OEMVP i ofron, prezantimin e projekteve të reja ku Oda është e kyçur që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës ekonomike në vend për bizneset si dhe projektet të cilat janë realizuar deri më tani.

OEMVP ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i sheh si gjenerator të zhvillimit ekonomik prandaj dhe mundohet të njihet me problematikat e tyre për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës për bizneset të cilat i përfaqëson. Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e biznesit në përgjithësi.