ANTPRESS
OEMVP u nderua me mirënjohje për kontributin e saj në turizëm për vitin 2017

OEMVP u nderua me mirënjohje për kontributin e saj në turizëm për vitin 2017

27 Shtator 2017 – Ministria e Ekonomisë këtë vit, për nder të Ditës botërore të turizmit ndau mirënjohje për më të suksesshmit nga sektori i turizmit: hotele, restorante, agjensione turistike, manifestime turistike, plazhet më të bukura, si dhe në fushën e bashkëpunimit me fakultetet dhe odat ekonomike për vitin 2017.

Me këtë rast, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore i’u nda mirënjohje për kontributin e saj në drejtim të zhvillimit të turizmit në Maqedoni dhe identifikimin e hapave të mundshëm të reformave në politikat dhe legjislacionin e turizmit në vendin tonë.

OEMVP turizmin e sheh si një nga sektorët ekonomik me rritje më të madhe në vendin tonë, me një potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendоre, dhe si mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës. OEMVP vazhdimisht propozon ndryshime legjislative të masave që do të përmirësonin klimën e biznesit dhe sjelljen e strategjisë për turizëm.

Çmime u ndanë  për kompanitë anëtare të OEMVP-së hotelin New Star, Hotel Park, Scardus, Bushi Spa dhe agjencionin turistik Vas Tour.

Duke u falënderuar për çmimet e ndara, kompanitë kanë theksuar se kjo mirënjohje paraqet nxitje në punën e mëtejme dhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve të tyre.

Related posts