OEMVP sjell investitorë në takim me z. Zoran Zaev

Delegacion nga OEMVP, në krye me z. Nebi Hoxha, solli në vend investitorë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët u mirëpritën në takim te kryeministri i R. së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev. Kryeministri i përshëndeti iniciativat për investim në shtetin tonë, pasi që ato janë të dobishme për ekonominë në tërësi.

Biznesmenët u informuan për pyetjet kyçe me të cilat u njoftuan për investime në sektorë të ndryshëm. Kryeministri z. Zaev e shprehi kënaqësinë e tij, duke e përshëndetur faktin që kompanitë nga vendet fqinje shprehin interesim për investim në shtetin tonë. Njëkohësisht ky interesim do të thellon edhe marrëdhëniet mes shteteve tona fqinja, duke krijuar kështu investime dhe fitim të ndërsjellë.

 

Të ngjajshme