OEMVP shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme

OEMVP shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni. Ky manifestim realizohet për herë të tetë dhe bën përzgjedhjen e kompanive më të fuqishme që gjatë vitit të kaluar kanë realizuar sukses në bazë të pesë indikatorëve kryesorë, siç janë: qarkullimi vjetor,  neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi i kapitalit).

TOP 100 dëshmon se sa kompanitë janë të guximshme të rrezikojnë shumëçka per të arritur deri tek numrat që pasqyrojnë suksesin, ky i cili ka impakt direkt në ekonominë e shtetit. Edhe pse jo çdoherë marrin mbështetjen e duhur nga institucionet e shumta në vend, ato me profesionalizëm dhe etikë arrijnë deri tek pikësynimet e tyre. Niveli i suksesit mund të arrijë kulminacionin vetëm me bashkimin e forcave– u shpreh Nebi Hoxha.-, Kryetar i OEMVP-së.

Drilon Iseni, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së prezantoi metodologjinë e përzgjedhjes së TOP 100 kompanive për TOP 100 për këtë vit. Poashtu, në katalogun e sivjetshëm ka edhe risi për zonën e Vizbegut, i cili rajon paraqet një segment kryesor në zhvillimin e ekonomisë në vendin tonë.

Andaj, gjithmonë për të arritur suksese më të mëdha është e domosdoshme që bashkëpunimi me pushtetin ekzekutiv të jetë në nivelin më lartë të mundur. Bashkëpunimi OEMVP-Qeveri arrihet vetëm atëherë kur kemi besim në njëri tjetrin dhe rrespekt të ndërsjelltë si komponent bazë të çdo suksesi.OEMVP çdoherëka për mision dhe detyrë të vazhdojë të jetë korrektor i politikave makroekonomike, në çdo kohë të kerkojë përgjegjësi nga pushteti për nevojat e biznesit dhe të lobojë që të njejtat të bëhen pjesë e politikave afatmesme dhe afatgjata. -tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Qeveria është e hapur për dialog me bizneset dhe se biznesmenët mund ta konsiderojnë atë si partner dinjitoz dhe servis i cili derisa ekziston, do t’ju shërbejë. TOP 100 kompanitë më të fuqishme luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e shtetit me investimet e tyre si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kompania që këtë vit morri çmimin e parë dhe u shpall kompania më e suksesshme për vitin 2017 është kompania NEPTUN.

Si kompani e dytë më e suksesshme u shpall KIPPER dhe në vendin e tretë u rradhit kompania BAS TUTI FRUTI. Kompania POFIX këtë vit u rradhit si kompania e katërt më e suksesshme në Maqedoni, kurse çmimin e pestë e morri kompania VARDAR DOLOMIT nga Gostivari.

Këtë vit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjatë manifestimit ndau çmime edhe në tre kategoritë: për kompaninë me rritje më të shpejtë gjatë tre viteve të fundit, kompania ALLA nga Struga,

 

kompaninë për transformim të sukseshëm të biznesit, ADEL HOLDING nga Tetova dhe kompaninë me zgjerim më të shpejtë në tregjet globale Quantum nga Shkupi.

Në këtë manifestim prezent ishin Kryeministri z. Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit të RM-së z. Talat Xhaferi, zëvendës Kryeministri për çështje evropiane z. Bujar Osmani, kryetarët e partive politike Hristijan Mickovski, Vesel Memedi dhe Billal Kasami, përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore dhe bizneseve, ambasadorë, të ftuar të tjerë nga vendi dhe shtete të huaja.

Sponzori gjeneral i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe manifestimit TOP 100 është UNIQA, sponzorë të tjerë janë kompanitë: Quantum, Adel Holding, Halkbank, EVN, dhe Stopanska Banka.

 

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL