AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP: Sfidat në sektorin e Teknologjisë informative dhe komunikimit në Maqedoni

OEMVP: Sfidat në sektorin e Teknologjisë informative dhe komunikimit në Maqedoni

SPOZORI GJENERAL

26 Shtator 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me MASIT, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Epi Centar International sot organizuan forumin me temë Rregulloret për marrëdhënie pune dhe tregu i punës në TIK sektorin, në kuadër të projektit USAID Partneritet për rregullativë më të mirë afariste.

Qëllimi i projektit është të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme për t’u përshtatur më mirë me legjislacionin dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojë organizatat afariste që të krijojnë dialog konstruktiv me institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të rregulloreve.

Gjatë forumit u diskutuan tema që kanë të bëjnë me rregulloren për marrëdhënieve pune specifike për TIK sektorin (teknologjitë e informacionit dhe komunikimit), respektivisht:

  • Rregullimi i marrëdhënieve të punës në TIK sektorin (fleksibiliteti i orarit të punës, puna jashtë orarit, puna nga shtëpia, punë praktike);
  • Pagat dhe kompensimet nga puna (pagesa e punës, puna jashtë orarit, puna në pushime, orari i punës dhe zona të ndryshme kohore, shpenzimet e udhëtimit, qëndrimi i gjatë jashtë vendit, pagesat shtesë / dhuratat / stimuj / shpërblime për punonjësit);
  • TIK dhe tregu i punës: Shembujt dhe përvojat e suksesshme nga rajoni (rregulloret dhe shembuj ndërkombëtarë, kodi i punës në TIK sektorin, taksat e punës dhe puna e TIK, shoqatat e biznesit të TIK, mjedisi i biznesit dhe avokimi);

Në panel gjithashtu diskutim kishin përveç ekspertëve edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Inspektoratit Shtetëror të Punës, përfaqësuesve të sektorit privat të TIK sektorit, përfaqësuesve nga fakultetet që trajnojnë stafin e TIK dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që kanë aktivitete në këtë fushë.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA