OEMVP realizoi takim me përfaqësues të Kongresit Botëror të Ndërmarrësve

Në hapësirat e OEMVP-së sot u organizua takim ku ishin të pranishëm Drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni, sëbashku me përfaqësues të odës si dhe nga ana tjetër, përfaqësues të Kongresit Botëror të Ndërmarrësve. Gjatë këtij takimi filluan hapat e bashkëpunimit me Kongresin e lartëpërmendur në sektorin e ndërmarrjeve të vogla.

Tema kryesore për të cilën u bisedua ishte mundësia e bashkëpunimit me kompanitë anëtare tona, të cilat do të mund të jenë pjesëmarrëse në Kongresin e sivjetëm Botëror të Ndërmarrësve i cili do të mbahet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ndikon në zgjerimin e bizneseve në kufinj global.

Qëllimi kryesor i këtij kongresi është promovimi i shpirtit ndërmarrës, kulturës, qëllimeve dhe rëndësinë e ndërmarrësisë. Qëllimet tjera specifike janë të ndikohet në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, të promovohen potencialet për investime për tërheqjen e investitorëve të huaj por edhe inkurajimin e investitorëve të vendit, të ndikohet në themelimin e bashkëpunimeve mes kompanive, universiteteve, institucioneve dhe tregut të punës.

Të ngjajshme