OEMVP propozon masa për rimëkëmbjen e bizneseve në zonat e prekura nga vërshimet

OEMVP propozon masa për rimëkëmbjen e bizneseve në zonat e prekura nga vërshimet

01 Shtator 2016 – Përmbytjet që kapluan qytetin e Shkupit si dhe rajone tjera jo vetëm se pas vetes lanë numër të madhë të viktimave dhe dëmeve materiale në amvisëri si dhe në bujqësi, nga kjo fatkeqësi nuk mbeten të pa prekur edhe bizneset.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si dhe akterë tjerë, aktivisht u inkuadruan në fazën emergjente, përmes mobilizimit të bizneseve për ndihmë materiale direkte për popullatën dhe mbledhje të finansave që do të përdoren në fazën e dytë për rimëkëmbjen e vendbanimeve. Ne besojmë se të gjitha bizneset gjatë kësaj periudhe e treguan në mënyr adekuate humanitetin e tyre.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në hapësirat e OEMVP-së, u prezantuan vlerësimet e dëmeve në terren në territorin e Stajkovcit, Hasanbegut dhe Haraqinës ku vlera e dëmeve të shkaktuara është e madhe. Sipas të dhënave tona në këtë rajon janë të regjistruara rreth 380 kompani, poashtu veprimtari kanë edhe shumë kompani tjera të cilat nuk janë të regjistruara në këto vendbanime mirëpo veprimtarinë afariste e kanë po aty. Nga më pak se 10% e kompanive të anketuara dëmet materiale janë deri ne 7 milion euro, në emër të tatimit mbi vlerën e shtuar reth 1.5 milion euro, kurse në emër të tatimit të doganës dhe akcizave pothuajse 1.3 milion euro.

Dëmet jomateriale akoma nuk janë vlerësuar dhe Oda beson se kjo do të jetë e vështirë pa mbështetje institucionale.

Tani më jemi në fazë kur duhet një plan dhe masa konkrete për përmirësimin dhe rimëkëmbjen bizneseve në zonat e prekura nga përmbytjet, ku gjithsesi nuk do të mungojë edhe mbështetja e OEMVP-së.
Nga shqetësimi jonë se këta sipërmarrës nga institucionet qeveritare nuk janë trajtuar fare, vetëm ata si përfaqësues të komunitetit të biznesit , ne së bashku përpiqemi për të gjetur mënyra për të zbutur dëmin e bërë dhe për të rimëkëmbë ekonomikisht  këtë rajon.

Dëmet e biznesit janë të tilla që për shumë prej tyre do të thotë edhe falimentim meqë janë të shumta kompanitë që kanë marrë edhe kredi për zhvillimin e aktivitetit të tyre dhe janë vënë në vështirësi të mëdha.

Në këto kushte duke qenë tërësisht në dijeni për dëmet e shkaktuara, OEMVP propozon masa konkrete që duhet të ndërmerren nga Qeveria për zvogëlimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve anëtare të OEMVP-së.

Masat që OEMVP propozon për rimëkëmbjen e bizneseve në zonat e prekura nga vërshimet janë:

Masa administrative:

  • Të merret vendim qeveritar për përfshirjen edhe të operatorve ekonomik nga zonat e vërshuara në procesin e trajtimit institucional;
  • Të fillon procesi i verifikimit të dëmeve nga institucionet përkatëse;
  • Të merret vendim për nivelin e mbulimit të humbjeve potenciale të kompanive nga këto zona;

Lehtësime tatimore:

  • TVSH-ja dhe dogana për mallërat e dëmtuara të evidentohet dhe kompanitë të cilat kanë import të ardhshëm, por edhe ato të cilat nuk kanë, të gjindet mënyra e kthimit ose lirimit nga ato;
  • Në rast se nuk importohet në një afat 6 mujorë, kompanitë të lirohen nga tatimi në fitim ose tatimet tjera deri në vlerën e dëmeve;
  • E njejta të vlejë edhe për doganat&akcizat por si e para të shifet TVSH;
  • Kontributet e të punësuarve te të gjitha kompanitë të subvencionohen nga 4-6 muaj;

Masa rimëkëmbëse të operatorve ekonomik:

  • Qeveria për kompanitë që kanë kredi në bankat komerciale të paraqitet si garant dhe të kërkon dhënien e grejs period prej 6 muajve;
  • MBPR të nxjerr linjë të re kreditore për zonat e prekura nga vërshimet me interes të subvencionuar në masë prej – 2 pikë procentuale nga kreditë komerciale;
  • Në mekanizimin e emergjencave të BE-së, Qeveria të programon një pjesë të mjeteve për rimëkëmbje të bizneseve në zonat e prekuara;
  • Për bizneset e vogla të krijohet skemë e granteve perms UNDP, BE dhe Agjensionit të punësimit që të jepen grante në vlerë prej 7-15 mijë Euro për mjete likuidesi dhe paisje pune.

Është koha që  Qeveria të dëshmojë që është në anën e biznesit dhe jo vetëm të propagon në anën e tyrë.

Pranimi i këtyre propozim masave  nga ana e Qeverisë së RM, do të jetë i vlerësueshëm nga komuniteti i biznesit, sepse do të ndihmojë në përballimin e këtyre vështirësive, por jo vetëm, sepse këto kompani punësojnë rreth 380 punëtorë dhe kanë kontribut të madh në punësimin e banorëve vendit.

 

mde
mde
dav
dav

Masat e propozuara të OEMVP-së janë më se të nevojshme dhe do të kenë impakt të madhë në rimëkëmbjen e bizneseve.

Related posts

SPOZORI GJENERAL