OEMVP promovon portalin agregat www.biznisregulativa.mk

OEMVP promovon portalin agregat www.biznisregulativa.mk

13 Qershor 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot bëri promovimin e portalit agregat www.biznisregulativa.mk që është produkt i projektit të USAID-it për Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, të cilin e implementon në bashkëpunim me EPI Centar, Odën Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive Informative dhe të Komunikimit – MASIT dhe Lidhja e Odave Ekonomike.
Theks të veçantë iu dha edhe dokumenteve të pozicionimit të përgatitura në bazë të pajtueshmërisë së katër odave ekonomike. Ideja filloi me nevojën e bashkimit të inovacionit me zgjidhje funksionale që do të jenë lehtësisht të arritshme për ndërmarrjet në drejtim të përmirësimit dhe zbatimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë.
Ky është portali i parë i këtij lloji në vendin tonë ku kompanitë do të kenë mundësi të informohen, parashtrojnë pyetje dhe të vetë-vlerësohen në një vend, përmes mjeteve unike që janë projektuar në mënyrë të përshtatshme për t’u mundësuar bizneseve qasje të shpejtë në informata që janë të një rëndësie të veçantë për pajtueshmërinë e tyre me rregulloret afariste.

Related posts

SPOZORI GJENERAL