OEMVP promovoi Grupacionin e grave afariste

OEMVP promovoi Grupacionin e grave afariste

front_promovimi_574990394 (1)Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në mbledhjen e fundit që mbajti me kuvendarët e saj, mori vendim që të bëhen disa ndryshime statutare, me çka do të mundësohej krijimi i  grupacioneve në kuadër të  OEMVP-së . Si rrjedhojë e kësaj , në maj u themelua Gurpacioni Grave Afariste i cili në mënyrë solemne u promovua sot. Në të njejtën ditë u promovua dhe libri ,,Pasioni i biznesit,, duke qenë se ky libër në thelb ka sipërmarrësinë e gruas dhe përmban pikërisht histori të suksesshme të grave afariste shqiptare.

Të pranishëm në event ishin z.Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së, z-nja.Valnetina Disoska, kryetare e Asosacionit të grave Afariste,  menaxhere të bizneseve të ndryshme, anëtare të grupacionit etj.

Kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi në fjalimin e tij tha se gruaja e ka dëshmuar se është sipërmarrëse e mirë duke menaxhuar në mënyrë të përkryer me familjen, me çka demonstron aftësitë e saja menaxheriale për të udhëhequr edhe biznes dhe për të qenë afariste e suksesshme. Ai poashtu, theksoi se nëse vendet europiane e kanë kuptuar më herët këtë dhe nëse janë një hap më para se ne, kjo nuk do të thotë se ne mbetemi shumë pas, ngase dhe ne kemi shembuj dhe iniciatiiva konkrete të bizneseve që udhëhiqen nga gratë dhe janë mjaft mirë të pozicionuara në treg.

 Kryetarja e  Grupacioni të sapo formuar z-nja. Gëzime Fejzi, si  grua afariste mjaft e suksesshme në trevat tona dhe më gjërë, ju drejtua eventit duke thënë se promovimi i sipërmarrësisë së gruas përforcon rolin e bizneseve ekzistuese të udhëhequra nga gratë por njëkohësisht inkurajon dhe hapjen e bizneseve të reja. Potenciali sipërmarrës i gruas paraqet një nga resurset më pak të shfrytëzuara për krijimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Është koha që këtë resurs ta shfrytëzojmë dhe të mos lejojmë që vështirësite fillestare gjatë nisjes të biznesit, apo qasja e vështirësuar për kapital dhe mjete të jetë arsye për t’u tërhequr dhe për të mos zhvilluar idetë dhe aftësitë tona.

Nga ana tjetër z-nja.Nini Mano, një gazetare për çështje ekonomike solli para nesh librin ‘’Pasioni i Biznesit’’ duke na begatuar me 57 histori të ndryshme të grave afariste nga fillimet e tyre e deri në arritjen e majave të karrierës së tyre.  Bashkë me gazetarë të tjerë z-nja.Nini ka punuar fort që të bëjë të njohura vlerat e grave të suksesshme, duke dashur të dëshmon se kush ka ide me punë arrin deri në biznes të madh.

Eventi u shoqërua dhe me një koktej të rastit, ku mysafiret nga Shqipëria dhe sipërmarrëset vendase patën rastin të shkëmbejnë ide dhe përvoja, gjë që lë për të shpresuar për formimin e grupacioneve më të gjëra në të ardhmen.

Related posts

SPOZORI GJENERAL