ANTPRESS
OEMVP: takim prezantues për programin e bursave “Chevening”

OEMVP: takim prezantues për programin e bursave “Chevening”

20 Shtator 2017 – Sot Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore e vizitoi zyrtarja për ndërlidhje ndërkombëtare znj. Jocelyn Smith.

Znj. Smith prezantoi programet që ofron Britania e Madhe për fitimin e bursave Chevening, duke siguruar financim të plotë si një mundësi e shkëlqyer për udhëheqësit e rinj që të zhvillohen nga ana profesionale dhe akademike duke studiuar në Britaninë e Madhe dhe duke përjetuar njëherësh kulturën britanike.

“Qëllimi i këtyre bursave nuk është vetëm ana akademike, por edhe ajo sociale. Për ne ka rëndësi njohja me kultura të ndryshme, si dhe më mënyra të ndryshme për trajtimin e çështjeve. “Chevening” ofron bursa 1-vjeçare për studimet master dhe natyrisht që studentët duhen të kenë një njohje shumë të mirë të gjuhës angleze” – tha znj. Smith.

Bursa mbulon tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës, financon udhëtimin Maqedoni-Mbretëri e Madhe, si edhe një kuotë për përgatitjen e disertacionit të diplomës.

Për më shumë informacion mbi programin mund të shihni në faqen elektronike: http://www.chevening.org/

Related posts