OEMVP prezanton Deskun e Shërbimeve për Anëtarësinë

Sot në zyrat e OEMVP-së, u promovua Desku i Shërbimeve për Anëtarësinë, pjesë e Projektit USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në ngjarjen zyrtare të promovimit të këtij shërbimi morrën pjesë përfaqësues të lartë të USAID në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunëtorë, kompani anëtarë të OEMVP, të cilat do të kenë rastin të shfrytëzojnë shërbimet e reja të cilat sot u prezantuan. Me këtë Oda dëshmon që gjithmonë ndjek trendet bashkëkohore në fushën e shërbimeve, të cilat i ofron për kompanitë anëtare dhe anëtarët potencial, duke Ju mundësuar që të gjitha informatat të cilat Ju duhen gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme, nëpërmjet këtij shërbimi të kenë qasje më të lehtë.

Përmes këtij shërbimi, OEMVP do të Ju sigurojë anëtarëve të saj të gjitha informatat e nevojshme për hyrjen në tregjet e reja të huaja, qasjen në financa, çështjet lidhur me rregullativën e biznesit si dhe legjislacionin ligjor.

Desku i shërbimeve për anëtarësinë do të ofrojë mbështetje më të madhe për qindra kompani, duke përfshirë bizneset rurale të cilat tradicionalisht lihen pas dore nga organizatat mbështetëse të biznesit. Nëpërmjet këtij desku, kompanitë do të kenë mundësi të gjejnë partnerë të mundshëm në tregjet e huaja, duke caktuar takime, vizita, panaire dhe marrjen e informatave mbi rregulloret ekzistuese. Përveç kësaj, Desku do të japë njoftime edhe për mundësitë e financimit siç janë skemat shtetërore për subvencione, kredi dhe grante, si dhe informata të përgjithshme të nevojshme për punët e përditshme të kompanive.

 

Të ngjajshme