OEMVP prezantoi platformën e saj ekonomike para LSDM-së

24 Nëntor 2016 – Në takimet konsultative që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi me përfaqësuesit e partive politike mbi platformën ekonomike të saj, u identifikuan politikat në drejtim të zgjedhjes së problemeve ekonomike në vend. Nisur nga kjo, ОEMVP përpiloi masat e nevojshme që duhet zbatuar me qëllim të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit të cilat kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha i  prezantoi sot para përfaqësuesve të LSDM-së.

Sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset janë të shumta dhe OEMVP si aktorë relevant në fushën e zhvillimit ekonomik mundohet t’ju qaset problemeve me zgjidhje afatgjate, prandaj kërkon nga partite politike të angazhohen për zhvillim të biznesit dhe ekonomisë, gjegjësisht pranimin e masave të propozuara nga Oda.

Kërkesat që dalin nga biznesmenët e OEMVP-së drejtuar partive politike, njëherët edhe për LSDM-në janë:

  • transparencë dhe llogaridhënie për harxhimin e mjeteve buxhetore dhe politikbërjen e tyre;
  • zvogëlim të pabarazisë së zhvillimit rajonal;
  • braktisje të mitit për fuqi të lirë punëtore;
  • masa të reja për rritjen e punësisë;
  • përpilim të një platformeje ekonomike me plane strategjike afatmesme apo afatgjate për zhvillim të qëndrueshëm dhe konzistent ekonomik;
  • angazhim serioz për rritje të BPV-së më shumë se 4%.

Platforma e OEMVP-së për zhvillim ekonomik ngërthen shumë kërkesa që garantojnë rritje, stabilitet ekonomik dhe thithje të investimeve. Ato kërkojnë që partitë politike t’i vënë në rend të parë problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit.

Platforma e OEMVP-së për zhvillim ekonomik të Maqedonisë përfshin reforma në institucionet publike dhe shtetërore, financa publike, punësime, zhvillimin e biznesit, legjislacion, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrësi, tatime, fonde alternative për financimin e biznesit, zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial, infrastrukturë, energjetikë, bujqësi, zhvillimi i turizmit e tjera.

photo-1

photo-3

photo-4

photo-6

Comments are closed.