OEMVP pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës

OEMVP pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës

24 Prill 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon edhe këtë vit të mer pjesë  në Panairin e Karrierës e mbajtur në hapësirat e UEJL-it.

Panairi i Karrierës paraqet një mundësi të mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial . ‘Ky panair shërben si burim informacioni për mundësi praktikash, punësimi, bursash dhe trajnimesh. . Studentët, po ashtu kanë mundësi që aty për aty të dorëzojnë CV të tyre në stendat e kompanive.

Rruga më e mirë e punësimit është nëpërmjet programit për praktikë. Ndaj OEMVP inkurajon të gjithë studentët të marrin pjesë në këtë formë të arsimit praktik dhe të ndjekin punën praktike në Odë.

 

“Më gëzon fakti që sot këtu shoh shumë të rinj që kanë potencial të jenë sipërmarrës. Mundësitë e biznesit gjenden rreth e rrotull neve. Sfida e parë për ju studentë është të gjeni idenë e duhur, e cila përputh burimet, interesat, aftësitë dhe përvojat tuaja me nevojat e tregut dhe klientëve.

Të bësh biznes në kohët e sotme duket si një hap i rrezikshëm nga shumë njerëz, por të udhëhequr nga ideja se pikërisht të rinjtë si ju kanë nevojë për nxitje për krijimin e historive të suksesshme të biznesit, OEMVP hapi Create Hub-in, qëllimi kryesor i të cilit është t’ju jep mundësi dhe mbështetje të rinjve, grave sipërmarrëse dhe grave nga rajonet më pak të zhvilluara të Maqedonisë për të inkurajuar punësimin e tyre dhe pavarësinë financiare.” – u shpreh Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha i cili ishte i ftuar special në Panairin e Karrierës, në një fjalim drejtuar të pranishëmve.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL