OEMVP përmbyll me sukses projektin “Dallimet janë në modë”

OEMVP përmbyll me sukses projektin “Dallimet janë në modë”

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni sot mori pjesë në konferencën e organizuar nga Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI).

Konferenca me tëmë “Kah multikulturalizmi integrativ” kishte për qëllim promovimin e qëllimeve, rezultateve dhe aktiviteteve të projektit “Dallimet janë në modë – Promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”; inicimi i diskutimit për sfidat momentale në marrëdhëniet ndëretnike në vend; theksimi i përkushtimit politik dhe institucional në avansimin e dialogut ndërkulturor dhe ndëretnik në Maqedoni.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Dallimet janë në modë – Promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal” realizuar nga Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI) nga Gostivari, me përkrahje të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, ku si partner është edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Projekti orientohej kah avansimi I marrëdhënieve ndëretnike dhe demokracia multikulturore. Rezultatet kryesore të projektit janë: Vlerësimi I gjendjes me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhëniet ndëretnike në nivel lokal; Strategjitë e përgatitura dhe të miratuara për dialogun ndëretnik dhe korniza për planifikim multikulturor; Akcione të zbatuara lokale për përforcimin e mirëkuptimin ndërkulturor.

Në fjalimin e tij drejtori i OEMVP-së Drilon Iseni u shpreh se “Promovimi i vlerave ndëretnike dhe ndërkulturore ka përparësitë e veta ekonomike. Përparësi ekonomike është impakti pozitiv i dallimeve në procesin e zhvillimit ekonomik nëpërmjet perspektivave dhe ideve të ndryshme të cilat vihen në praktikë duke kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve kreative dhe inovative, duke rritur produktivitetin si bazë për konkurrueshmëri të çdo biznesi dhe ekonomie. Prandaj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbështet bizneset dhe i përkrah ato në krijimin e ambienteve multietnike, sepse investimet e përbashkëta dhe punësimi i popullatës nga komunitete të ndryshme, janë masa stimuluese për ngritjen e tolerancës ndëretnik.”

Related posts

SPOZORI GJENERAL