OEMVP përkrah kompanitë vendore në shfrytëzimin e mjeteve nga shtylla e tretë

OEMVP përkrah kompanitë vendore në shfrytëzimin e mjeteve nga shtylla e tretë

23 Maj 2018 –  Me qëllim të përkrahjes së kompanive për ngritjen e konkurueshmërisë dhe shfrytëzimit të subvencioneve shtetërore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik kanë prezantuar sot para bizneseve thirrjen publike të fundit të shpallur në kuadër të planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme.

Thirrja publike me buxhet prej 645 milionë denarë është shpallur në fund të prillit, ndërsa do të zgjasë deri më 11 qershor 2018. Deri më tani interes më të madh ka për shpenzime financiare deri në 60 për qind për inovacione, produkte dhe shërbime të reja, nga ideja deri te plasmani, për çfarë janë paraparë 20 milionë denarë dhe në këtë segment janë tre të katërtat e firmave të cilët kanë aplikuar.

Kushtet e aplikimit si dhe kriteret sipas të cilave do të bëhet përzgjedhja u prezantuan nga drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski, kurse më pas kishte hapësirë për pyetje nga ana e kompanive. Në këtë diskutim u detektuan problemet me të cilat përballen kompanitë gjatë plotësimit të aplikimeve dhe procedurat tjera të aplikimit.

Deri më tani kanë aplikuar më shumë se 320 kompani për mjetet nga shtylla e tretë e Planit qeveritar për rritje ekonomike. Deri në fund të thirrjes pritet dyfishimi i këtij numri, ndërsa në fillim të korrikut edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të para, deklaroi drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski.

Gjithashtu, nga ana e Fondit për Inovacion dhe zhvillim teknologjik është formuar trupi i punës me të cilin komuniteti i biznesit është përfshirë në realizimin e tërë planit – nga shpallja e thirrjes  deri në nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe pjesë e këtij trupi është edhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u shprehën se do të punojnë në drejtim të shfrytëzimit maksimal të këtyre mjeteve përgjatë vetë procesit të përgatitjes së projekteve, duke eliminuar të gjitha pengesat dhe mangësitë që do të paraqiten në aplikimet e kompanive.

Përmes konsulentëve tanë do të ndihmojmë anëtarët të përgatisin aplikimet, andaj me qëllim të shfrytëzimit maksimale të këtyre mjeteve kemi organizuar këtë takim konsultativ sot, ku kompanitë kanë shprehur problemet gjatë përgatitjes së dokumentacionit të aplikimit dhe presim që këto mjete të jenë nxitje për kompanitë për punësime të reja dhe zhvillimin e konkurrencës së tyre, tha  drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Drilon Iseni.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL