AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP për vizitë në Izrael – Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Izraelit dhe Maqedonisë

OEMVP për vizitë në Izrael – Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Izraelit dhe Maqedonisë

SPOZORI GJENERAL

04 Shtator 2017 – Me ftesë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha dhe nënkryetari Mendi Qyra, gjatë periudhës 02-04 Shtator 2017, bashkë me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev qëndrojnë për vizitë zyrtare në Izrael.

Gjatë vizitës, janë realizuar shumë takime në nivel të lartë politik dhe ekonomik, si dhe u mbajt Këshilli për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Forumi i biznesit i organizuar në Jerusalem nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

Këtë delegacion e shoqërojnë edhe  zv.kryeministri i qeverisë dhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski, zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, si dhe minstrat e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai për Bujqësi Lupço Nikollovski.

Gjatë Forumit ekonomik me temë “Intensifikimi i biznes bashkëpunimit dhe atij ekonomik ndërmjet Izraelit dhe Maqedonisë”, me pjesëmarrjen e një numri të madh biznesesh nga të dy vendet, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve jo vetëm në drejtim të këmbimit tregtar, por edhe në drejtim të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe turizmit, si dhe përfitimit nga përvoja izraelite në zhvillimin e teknologjive të reja dhe efektive në sektorë të ndryshëm. Para biznesmenëve izraelit u prezantuan kushtet e volitshme të cilat Maqedonia i ofron për investitorët e huaj, duke përfshirë këtu lehtësimin e procedurave dhe taksave administrative si dhe projektet e ndryshme infrastrukturore.

Kryetari i OEMVP-së shpalosi prioritetet e OEMVP-së duke theksuar objektivat strategjik të saj me fokus në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e bashkëpunimit  në sektorët prioritarë si bujqësia, energjia, turizmi e tjera.

Izraeli është një vend me hapësirë territoriale shumë më të vogës se Maqedonia por ka disa herë më shumë banorë dhe është ndër të parët në botë nga numri i kompanive start-up. Prandaj, gjatë kësaj vizite delegacioni i Maqedonisë vizitoi  kompaninë e njohur АtoBiAzrieli College of Engineering Accelerator, si dhe dy kompanitë Mobilеy dhe Orcam, të cilët kanë filluar pikërisht si start-up kompani.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA