OEMVP organizoi takim me zv. Kryeministrin për Çështje Evropiane dhe ministrat dhe zv. ministrat shqiptarë të Qeverisë së RM-së

OEMVP organizoi takim me zv. Kryeministrin për Çështje Evropiane dhe ministrat dhe zv. ministrat shqiptarë të Qeverisë së RM-së

Sot në hapësirat e OEMVP-së u zhvillua takim me temë “Përfitimet e bizneseve me anëtarësimin në NATO” ku të pranishëm ishin Kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha, zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, ministra dhe zv.ministra të tjerë nga rradhët e BDI-së, si dhe sipërmarrës të kompanive anëtare të OEMVP-së. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi për benefitet e referendumit të suksesshëm për anëtarësim në NATO, si dhe rreziqet eventuale që do të mund të rrjedhin nga një referendum i pasuksesshëm.

Mes ministrave dhe sipërmarrësve u zhvilluan diskutime të shumta dhe ndihmuese ku u shpalosën problemet reale me të cilat ballafaqohen kompanitë gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre të përditshme. Probleme të shumta hasen çdo ditë, mirëpo e vetmja mënyrë për tu tejkaluar ato janë duke u organizuar takime të shpeshta mes grupeve të interesit, ku do të tregohen ato dhe do të mund të merren vendime e të jepen këshilla të ndryshme si të tejkalohen barierat e shumta që ekzistojnë në të bërit biznes në vend.

Nga çështjet që u diskutuan e që i tanton bizneset, sa i përket rrugëtimit të vendit drejt amëtarësimit në NATO dhe BE ishte edhe harmonizimi i rregulativës ligjore me atë të Bashkimit Evropian. Sipas sipërmarrësve kjo është një çështje për të cilën duhet të kalojë kohë gjatë së cilës kompanitë e vendit të fitojnë cilësinë dhe njohuritë e nevojshme, si dhe të përvetësojnë mjetet e nevojshme për të konkurruar me gjigandët evropian në tregun evropian dhe atë global. Që të arrihet deri tek kjo është e nevojshme që gjithmonë të ketë komukinim me politikëbërësit në vend, pasi ata janë shtytës të proceseve politike dhe strategjike në vend, pra në këtë rast edhe proceset me interes të veçantë në sferën e ekonomisë.

 

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL