AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP në takimin ndërkombëtarë të bizneseve në Prizren

OEMVP në takimin ndërkombëtarë të bizneseve në Prizren

SPOZORI GJENERAL

27 Tetor 2017 – Delegacioni prej Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore bashkë me Grupacionin e Grave Afariste pranë OEMVP-së, sot ishin pjesë e edicionit të katërt më radhë të Forumit të Biznesit në Prizren – Kosovë, ku marrin pjesë biznese nga shumë vende të botës.

Hapja e kësaj ngjarje është bërë në Qendrën Sportive, ku për dy ditë rresht do të jetë i hapur edhe Panairi që është pjesë e këtij organizimi. Në këtë aktivitet marrin pjesë kompani dhe shoqata të bizneseve nga Shqipëria, Belgjika, Italia, Norvegjia, Japonia, Turqia, Bulgaria, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi e tjera.

Pjesëmarrësit e panairit e vlerësojnë tejet të rëndësishme këtë ngjarje, duke thënë se një gjë e tillë është mundësi e mirë për promovimin, bashkëpunimin dhe zgjerimin e tregut të biznesit vendor. Përveç Panairit ku produktet e tyre i kanë ekspozuar mbi 100 biznese, do të mbahen edhe tryeza të ndryshme që kanë për qëllim prezantimin e punës dhe avancimin e shkëmbimit të përvojave dhe lidhjes së kontratave të punës në mes vendeve pjesëmarrëse.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA