OEMVP në Samitin e parë Ekonomik në Shanliurfa të Turqisë

OEMVP në Samitin e parë Ekonomik në Shanliurfa të Turqisë

22 Dhjetor 2017 – Delegacioni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në periudhën  prej 22 deri 24 Dhjetor 2017 nën organizim të OEMVP-së dhe kryesisë së ATIK-ut marrin pjesë në Samitin e parë Ekonomik në qytetin Shanliurfa të Turqisë.  Në këtë samit marrin pjesë mbi një mijë biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të sektorit civil.

Në këtë Samit shqyrtohen shumë çështje ekonomike duke filluar nga Turqia, Lindja e Afërme, Ballkani dhe bota në përgjithësi. Në veçanti, në fokus do të jenë qëllimet ekonomike të Turqisë për periudhën 2023-2071, ku mes tjerash do të shqyrtohen tema nga prodhimi, eksporti, shkenca dhe teknologjia, shëndetësia, arsimi, turizmi, bujqësia, energjia dhe tema financiare.

Me pjesëmarrës nga Azerbajxhani, Rusia, Iraku, Irani, India, Rumunia, Bullgaria, Maqedonia, Maroku, Jordani, Austria, Danimarka, Turkmenistani, Kazakistani, Qiproja, Uzbekistani, Gjeorgjia, Liban, EBA, Bahrejn, Tunizia, Algjeria, Libia dhe Kuvajti do të këmbehen eksperiencat në sferën globale.

Me rastin e këtij Samiti, nesër gjithashtu Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me Dhomën Tregtare të Shanliurfa.

Related posts

SPOZORI GJENERAL