OEMVP në përurimin e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar

OEMVP në përurimin e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar

06 Mars 2017 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha morri pjesë në ceremoninë e përurimit të shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar,  dhe përgëzoi krijimin e këtij organizimi në interes të prodhuesve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Në këtë event ishin të ftuar edhe përfaqësues nga institucione shtetërore, ambasadorë, përfaqësues të sipërmarrjes prodhuese si dhe të dhomave të tregtisë dhe industrisë, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe të Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili e vlerësoi këtë nisëm si një moment të ri maturie të sipërmarrjes prodhuese, e cila i vjen në ndihmë, jo vetëm sipërmarrësve të angazhuar në këtë bashkim, por dhe vetë punës së qeverisë dhe agjencive shtetërore, të përfshira në procesin e nxitjes së prodhimit vendas.

Komuniteti i sipërmarrjes shqiptare ka potenciale te jashtëzakonshme dhe të pashfrytëzuara. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar do të përfaqësojë dhe mbrojë fuqimisht interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë, në mënyrë të përditshme dhe korrekte, duke synuar dhënien e kontributit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

Related posts

SPOZORI GJENERAL