OEMVP në konferencën për bashkëpunim ndërkufitar

17 Shkurt 2017 – TACSO në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së organizuan dje dhe sot konferencën  Roli i Shoqatave Qytetare dhe aktorëve të tjerë në programet për bashkëpunim ndërkufitar. Qëllimi i konferences ishte të shihet roli i organizatave qytetare dhe aktorëve të tjerë në bashkëpunimin ndërkufitar dhe të kontribuojë në drejtim të përmirësimit të qasjes së BE-së në programet e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar.

Për më tepër, me anë të saj do bëhet ndërgjegjësimi i organizatave qytetare në zbatimin më të mirë të programeve të bashkëpunim ndërkufitar. Oda Ekonomike e Maqedonisl Veri-Perëndimore si institucion i vetëm që ka përfunduar me sukses deri më tani 3 projekte të bashkëpunimit ndërkufitar të mbështetur nga Bashkimi Evropian, në vazhdimësi angazhohet për bashkëpunim rajonal i cili paraqet domosdoshmëri përpara ndërmarrjeve anëtare të OEMVP-së. Gjatë kësaj konference duke përdorur ekspertizën dhe njohuritë e saj, OEMVP ka dhënë kontributin e saj në kontekstin lokal dhe komunitetin që përfaqëson duke treguar praktikat më të mira dhe problemet me të cilat ballafaqohen organizatat dhe mënyrën se sit ë zgjedh të njëjtat.

Përveç organizatave qytetare në këtë konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues të komunave, agjencioneve për zhvillim, strukturave operative nga programet për bashkëpunim ndërkufitar dhe aktorë tjerë relevant.