OEMVP në konferencë në Universitetin Nënë Tereza

OEMVP në konferencë në Universitetin Nënë Tereza

13 Qershor 2018 – Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni sot morri pjesë në konferencën e zhvilluar në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, në të cilën morrën pjesë z. Aziz Pollozhani, prof. Oliver Schmidt dhe prof. Georg Braseur nga Akademia e Shkencave të Austrisë dhe z.Trimçev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, si dhe shumë pjesëtarë dhe studentë të tjerë. Gjatë kësaj konference u prezantuan lidhshmëria e studimeve profesionale me ekonominë e vendit dhe ndërmarrjet, duke parë bashkëpunimin mes institucioneve edukative dhe organizatave të biznesit si primare për zhvillimin e ekonomisë.
Duke qenë dëshmitarë të mospajtueshmërisë së kërkesës dhe ofertës në tregun profesional, OEMVP ka bërë hap përpara me atë që krijoi CREATE hub, në kuadër të të cilit ju japim mundësi të rinjve t’i nxjerrin në pah idetë e tyre dhe të jenë të trajnuar nga menaxherë profesional, të bashkëpunojnë me kompani të suksesshme.
OEMVP-ja në platformën e saj ekonomike parasheh që qeveria duhet të jep fonde për promovimin e inovacioneve dhe ndërmarrësisë të cilat do ta nxisin rritjen ekonomike dhe gjithashtu do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të shtetit. Në anën tjeter universitetet duhet të bashkëpunojnë me bizneset dhe të formojnë plan mësimor i cili do të jep rezultate pozitive në krijimin e kuadrove profesionale. Kjo strategji, e përbërë nga një program praktik, iniciativa konkrete do të mund të shpien deri tek një Maqedoni me perspektivë.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL