OEMVP në funksion të plotë të biznesit – vazhdon me shtimin e shërbimeve të reja!

OEMVP në funksion të plotë të biznesit – vazhdon me shtimin e shërbimeve të reja!

21 Qershor 2018 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues diskutoi rreth funksionimit të grupacioneve brenda Odës, në veçanti për Grupacionin e grave afariste, si dhe konceptin e shkallëzimit të anëtarësisë që nga ky vit bëhet në bazë të qarkullimit vjetor të kompanive. 

Duke u nisur nga kjo, me vendim të Këshillit Drejtues të Odës, këtë vit janë bërë edhe ndryshime në vlerat e anëtarësisë, si një hap qenësor në rritjen e qëndrueshmërisë së OEMVP-së në nivelin më të lartë që do të reflektojë strukturën specifike të anëtarëve tanë.

Këtë vit Oda gjithashtu ka bërë edhe azhurimin e portfolios së shërbimeve që do t’ju ofrojë anëtarëve dhe vazhdon me shtimin e shërbimeve të reja për të qenë në funksion të plotë të biznesit.

Drejtori ekzekutiv prezantoi aktivitetet e radhës të planifikuara dhe takimet në kuadër të Roadshow të OEMVP-së, i cili  filloi nga muaji Prill dhe raportin e auditimit për vitin e kaluar.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe problemet që anëtarët hasin gjatë punës me institucionet përkatëse dhe mundësitë e zgjedhjes së tyre.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL