OEMVP në familjen e madhe të USAID – Projekti për zhvillimin e sistemit eko-afarist

OEMVP në familjen e madhe të USAID – Projekti për zhvillimin e sistemit eko-afarist

OEMVP ndjek trendet botërore dhe synon që të në të ardhmen të bëjë digjitalizimin e shërbimeve të cilat do të mundësojnë komunikim më të lehtë mes anëtarëve. Për këtë arsye sot u nënshkruajt edhe kontrata Projektin për zhvillimin e sistemit eko-afarist nga USAID-i, i cili ka si pikë kryesore avancimin e bizneseve, hapjen e vendeve të reja të punës, mundësimin e kushteve për zhvillim, rritje më të madhe të fitimit dhe përparësive si dhe një mënyrë më të lehtë për të arritur deri tek  të dhënat e sakta. Misioni ynë është që të bëjmë organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale, i cili mund të realizohet në mënyrë më efikase dhe efektive përmes digjitalizimit. Njëashtu avancimi dhe promovimi i kompanive jashtë vendit do të bëhet përmes aktivitetit për zgjërim të tregut, ku fillimisht do të krijohen platforma për eksport dhe do tu ndihmohet kompanive për procedura dhe këshilla që ato të jenë në përputhshmëri me kërkesat e tregjeve në të cilat ata planifikojnë të shtrihen. Në projekt parashihet edhe Deskun për shërbime me anëtarësinë që do të jetë gjithmonë i disponueshëm nëpërmjet platformës elektronike në të cilën do të ketë qasje gjithmonë që do të paraqitet nevoja.

 

Në suazat e këtij projekti, Drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni u shpreh që ky bashkëpunim do të jetë një mundësi shumë e mirë për bizneset e vendit, pasi që do të mundëson të ketë një pasqyrë më të gjerë për gjithçka në lidhje me kompanitë dhe bërjen e biznesit si dhe do të kenë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, pasi që parasheh zhvillime të shumta të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Kjo do të rezultojë deri në përmirësimin e kushteve dhe do të shpiejë deri tek vënia e shërbimeve për anëtarët në një nivel më të lartë.

Pra, përmes këshillimeve ditore për problemet e llojllojshme  përmes  deskut për shërbime, platformës digjitale për B2B dhe gjetjen e tregjeve sigurisht që do të kompletohet një cikël i pëkrahjes së anëtarëve e deri tek arritja e qëllimeve më madhore siç është tranformimi në një ekonomi me nivel sa më të lartë të digjitalizimit, bota është në pëllëmbën tuaj.

Related posts

SPOZORI GJENERAL