OEMVP në Euclid Summit 2016

OEMVP në Euclid Summit 2016

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Fatmir Bytyqi, bashkë me Zyrën për konsulencë të OEMVP-së, janë pjesëmarrës në Samitin Euclid 2016: Fuqia për nxitje të ndryshimeve pozitive – Ngritja e shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve shoqërore knowhow për vitin 2020 dhe më tej.

Samiti i Euclid 2016 mbahet në periudhën nga data 24 deri 26 Shkurt 2016, në Zagreb të Kroacisë. Samiti i Euclid është ngjarje e re e Euclid Network, e cila kap tendecat e fundit në aftësitë dhe njohuritë për ndikimin social.

Temat kryesore që janë përfshirë në këtë samit janë knowhow për njerëzit, për mjetet financiare dhe ndikimin, tri çështjet kryesore të menaxhimit të shoqërisë civile dhe sipërmarrësisë sociale. Përveç kësaj, ekspertë nga kjo lëmi do të prezantojnë përvojat e tyre lidhur me këto tema dhe të gjithë pjesëmarrësit do të kenë qasje në disa nga knowhow më të mira nga e gjithë Europa.

Rekomandimet për knowhow të reja do të formojnë bazën e Euclid knowhow manifestimit. Në terren, anëtarët dhe partnerët e Euclid Network do të shfrytëzojnë këtë Manifest për të lehtësuar shkëmbimet bashkëpunuese know- how që lidhin aktorët nga të gjitha nivelet. Në skenën europiane, Euclid Network do të avokojë për rekomandimet e Manifestit Knowhow në mënyrë që të rritin fuqinë e shoqërisë civile dhe sipërmarrësisë sociale, për nxitje të ndryshimeve pozitive përmes “European peer learning” trajnimit dhe zhvillimit të aftësive.

Related posts

SPOZORI GJENERAL