ANTPRESS
OEMVP në B2B takim në Hungari

OEMVP në B2B takim në Hungari

09.10.2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore nga data 09 deri 10 Tetorë zhvillon takime bilaterale në Budapest të Hungarisë me Oden Tregtare Kombëtare Hungareze me iniciativë të nënkryetares së Grupacioni të Grave Afariste znj. Merita Ramadani Alimi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të kompanive nga dyja vendet. E cila është vazhdim i bashkëpunimit mes OEMVP-së dhe OTKH, që filloi me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në Qërshorë të këtij viti.

Gjatë këtyre dy ditëve do të zhvillohen prezantime të sektorëve me interes të përbashkët nga Oda Hungareze më pas do të ketë takime B2B në mes kompanive anëtare të OEMVP-së dhe atyre hungareze.

Delegacioni i OEMVP-së udhëhiqet nga kryetari z.Nebi Hoxha dhe kryetarja e grupacionit të grave afariste znj. Gëzime Fejzi.

Gjatë këti programi u realizuan takime me ekspert të fushave të ndryshme si nga sektori i ndërtimtaris, shëndetësis, elektronikës i, industria uhqimore si dhe reciklimit me ç’rastë u shkëmbyen përvoja të vendeve të ndryshme si dhe u pa mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen duke ndihmuar biznesin që të zhvillohet edhe përtej kufijve të vendit e cila njëherit paraqet edhe misonini e OEMVP-së që paraqet  organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale.

OEMVP gjithmonë është në identifikim të mundësive të reja andaj ky program i shkëmbit të përvojave paraqet mundësi për ngritje të kapacitetve si dhe zhvillim të biznesve, pasiqë përvoja paraqet mësimin më të mirë.

Bashkëpunimi i anëtarëve dhe kompanive tjera do të mund të realizohen përmes Odës gjegjësisht znj. Merita Alimi e cila do të jetë koordinatore për bashkëpunimin me Hungarinë.

Related posts