OEMVP ndan çmimin Sipërmarrësi i Vitit 2017

OEMVP ndan çmimin Sipërmarrësi i Vitit 2017

19 Dhjetor 2017 – Tradicionalisht, edhe këtë vit Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Maqedonas për zhvillim të ndërmarrësisë, Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Qendrën Nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësim të sipërmarrësisë ndanë çmimin  “Sipërmarësi i vitit” për sipërmarrësit më të suksesshëm të mikro dhe kompanive të vogla në Republikën e Maqedonisë.

“Në vendin tonë bizneset përballen me barriera të shumta të cilat jo rrallë herë ua pamundësojnë edhe të bërit biznes. Barriera që lidhen me qasjen në burimet financiare, problem administrative dhe sigurimin e kuadrove profesionale të cilat vështirësojnë realizimin e iniciativave që mund të kenë për të hapur një biznes, për të zgjeruar biznesin apo edhe për të formalizuar biznesin e tyre.  Këto problematika na kanë ndjekur për vite me radhë dhe kanë reflektuar edhe në numrin e bizneseve të cilat janë të regjistruara dhe në hezitimin e të rinjve për të ndërmarrë hapin e krijimet të një biznesi” – tha kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha.

kategorinë kompani të vogla çmimi i parë i takoi Bardhyl Shabani, menaxher në kompaninë Link Shped nga Tetova, ndërsa çmimi i dytë i takoi Tomi Zaprov, menaxher në kompaninë Siloter nga Strumica.

Çmimi i parë në kategorinë mikro ndërmarje i takoi Zharko Dimitrioski, menaxher në kompaninë Eden na eden nga Shkupi, ndërsa çmimi i dytë në këtë kategori i takoi Borçe Nikolov, menaxher në kompaninë Aerus nga Probishtip.

Çmimi për sipërmarësin e vitit shpallet për të 11-tën herë, ndërsa qëllimi është të nxitë shpirtin sipërmarrës në vend, përmes promovimit të storjeve të suksesshme. S

Përzgjedhja e “Sipërmarrësi i vitit – 2017” është bërë në bazë të të dhënave nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë. Gjegjësisht, 57 ndërmarrjet mikro dhe të vogla në periudhën nga viti 2014 deri në 2016, kanë realizuar rritje të vazhdueshme në bazë të numrit të të punësuarve, të ardhurat totale, të ardhurat dhe investimet. Përzgjedhja përfundimtare përfshirë sipërmarrësit të cilët shprehën interes për dorëzimin e të dhënave përmes pyetësorëve, vizita në terren, analiza dhe rezultatin, sipas kritereve të paracaktuara (përkushtimit të vet trajnimit dhe trajnimin e punëtorëve, marketing dhe strategji për rritje, investimet në kërkimin shkencor, zhvillimin dhe inovacionin etj.) u përzgjodhën si më të suksesshëm.

INFORMACION PËR FITUESIT

Bardhyl Shabani, Link shped nga Tetova, çmimi i I në kategorinë ndërmarrje të vogla

“LINK SHPED” është një nga kompanitë kryesore në Maqedoni që ofron zgjidhje të integruara në fushën e transportit, logjistikës, përcjelljes, shpërndarjes dhe prodhimit. Kompania familjare u themelua në vitin 2003 dhe u zgjerua në vitin 2009 me prodhimin e faculetave të lagëta “Fiona” që prodhohen me teknologjinë më të fundit dhe ofrohen në tregjet e vendeve të Ballkanit. Në linjën e “Link Shped” gjithashtu përfshin edhe kompaninë e taksive “Link Taxi”, e cila ka një numër të madh automjetesh dhe i shërben qytetarët nga Tetova. Automjetet menaxhohen nga stafi i arsimuar, i cili dallohet nga profesionalizmi dhe rregullsia. Në të ardhmen ata planifikojnë të zgjerojnë linjën e tyre të prodhimit përmes prodhimit të pelenave dhe mjeteve të tjera të higjienës.

 

Tomi Zaprov, Siloter nga Strumica, çmimi i II në kategorinë ndërmarrje të vogla

Kompania për prodhimin e materialeve të ndërtimit SILOTER është një kompani e themeluar në vitin 2012. Në periudhën e kaluar, SILOTER është zhvillar në një fabrikë moderne për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Ata kanë një gamë të produkteve të përdorura në tregun tonë, si dhe shumë lloje të materialeve për muraturë dhe suvatim, materiale për makine, materiale dekorative, si dhe shumë lloje dhe klasa ngjitësesh për pllaka etj. Produktet e tyre plotësojnë standardet më të sofistikuara të ndërtimit, cilësia e të cilave është konfirmuar nga laboratorë ndërtimi me certifikata që korrespondojnë me normat e Bashkimit Evropian. Në vitin 2015 në kuadër të “Siloter”  u themelua Akademia për të trajnimin e të Rriturve, në të cilin zbatohen gjashtë programe të ndryshme në fushën e ndërtimit. Nga viti 2017 SILOTER është themeluesi i kompanisë SILOMAT që merret me prodhimin e konstruksioneve metalike dhe dyshemeve të shtrirjes. Qëllimi i tyre për të zgjeruar dhe përsosur prodhimin përmes zbatimit të teknologjive moderne është në fakt formula e tyre për sukses. 

 

Zharko Dimitrioski, Eden na Eden nga Shkupi, çmimi i I në kategorinë mikro ndërmarrje

Kompania “Eden na Eden” fillon si një projekt televiziv i hartuar nga Zharko Dimitrioski, i cili u transmetua në televizionin kombëtar. Pas dy sezoneve të para të suksesshme, firma u themelua në vitin 2012 dhe filloi të ofrojë shërbime të marketingut dhe prodhimit, duke punuar në një numër projektesh që transformuan kompaninë në atë që është sot – një agjencion marketingu që ofron shërbim të plotë në fushën e marketingut. Gamë të madhe të shërbimeve, ekspertizë dhe fleksibilitet të ekipit të “Eden na Eden”, e cila është reflektuar përmes strategjive të suksesshme të marketingut të zbatuara në shumë vende për të plotësuar nevojat e veçanta të konsumatorëve në fushën e marketingut duke filluar nga bizneset e vogla deri te kompanitë ndërkombëtare. “Eden na Eden” ka fituar një numër të madh shpërblimesh nga festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe ka krijuar një fushatë globale për Digital Finance, e cila u transmetua në publikun botëror.

 

Borçe Nikolov, Aerus nga Probishtip, çmimi i II në kategorinë mikro ndërmarje

AERUS Probishtip u themelua në vitin 2003 dhe merret me blerjen, përpunimin dhe tregtimin e frutave pyjore dhe frutave të kultivuara, kryesisht për eksport. Ata kanë shumë lloje të produkteve, të tilla si fruta të ngrira, fruta të thata dhe shumë lloje të kërpudhave në formë të ngrirë, të thatë ose të freskët që janë dorëzuar direkt në tregun evropian. Që nga viti 2003 po zhvillohet dhe angazhohet të rrisë pjesën e tregut. Në vitin 2014 janë shtrirë në tregun e dy vendeve, por gjatë viteve u plasuan me sukses në tregjet e Sllovenisë, Italisë, Holandës, Gjermanisë, Serbisë, Spanjës, Zvicrës dhe Austrisë.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL