OEMVP- memorandum bashkëpunimi me OAK-në

Bashkëpunimi në mes shteteve fqinje është fundament për të arritur që të fuqizohemi në tregun rajonal dhe atë evropian, pasiqë shtetet me treg të vogël dhe ekonomi shumë të hapur janë të ndijshme nga çdo lëkundje në tregjet e mëdha. Bashkëpunimi do të na mundëson që edhe të përkrahemi në mes vete, njëashtu t’i bëjmë ball konkurencës.

Prandaj bashkëpunimi afarist në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës së Afarizmit të Kosovës ka për qëllim promovimin e kompanive si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta afariste. Kjo do të sjell deri tek një bashkëpunim më të madh të bizneseve edhe jashtë kufinjve, duke mundësuar kështu edhe rritjen e tregjeve potenciale të kompanive.

Me këtë marrëveshje të bashkëpunimit të dyja palët nënshkruese të marrëveshjes për bashkëpunim do të kontribuojnë tek njëra tjetra në përkufizimin e procedurave dhe komunikimit për përcaktimin e mënyrave të bashkëpunimit, shkëmbimin e të dhënave dhe dokumentacionit që do të ndihmojnë në organizimet e përbashkëta promovuese, organizimin e B2B takimeve, panaireve, tryezave të rrumbullakëta, seminare, konferenca, planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta, shkëmbimin e të dhënave për përkrahje të biznesit, nxitjen e bashkëpunimin tregtar, lehtësim në përpilimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në importin edhe eksportin e mallërave dhe shërbimeve si dhe krijimin e kushteve të volitshme e të bërit biznes.

Ky memorandum do të jetë një stimul shumë i mirë për bizneset rajonale që të zhvillojnë një traditë të bashkëpunimit mes vete, gjë e cila do të jetë shumë fitimprurëse për të gjithë ekonominë e vendit dhe me gjerë si dhe në promovimin e suksesshëm të bizneseve të të dy shteteve si dhe në promovimin e kompanive anëtare.