OEMVP me strategji për dialog multikulturor

OEMVP me strategji për dialog multikulturor

16 Shkurt 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me grupet lokale punuese në komunen e Mavrovës dhe Rostushës, Kumanovës dhe Strugës. Në këto takime u diskutua mbi strategjinë për dialog multikulturorë. Studimi në lidhje me multikulturalizmin dhe marrëdhëniet ndëretnike në këto komuna paraqet një analizë të situatës aktuale edhe të kompanive në lidhje me kapacitetet e tyre të promovojnë dhe sigurojnë respekt, tolerancë dhe të shqyrtojnë percepcionet si dhe nivelin e komunikimit ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve të etnive të ndryshme.

Përgatitja e një strategjie të tillë është bërë me qëllim që ta identifikojë gjendjen nismëtare dhe do të shërbejë si bazë për aktivitetet të cilat OEMVP i planifikon, si pjesë e përbashkët e projektit “Dallimet janë në modë” në bashkëpunim  Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Florence Nightingale, financuar nga Unioni Evropian.

Studimi ka për qëllim ti analizojë shkaqet themelore për ndarjet etnike dhe të ofrojë rekomandime me të cilat do të rritet vëmendja dhe të nxisë punëdhënësit për të ndërmarrë aktivitete me të cilat do të sigurohet përfshirja e principeve të multikulturalizmit dhe ndërtimi i marrëdhënieve ndëretnike brenda kompanisë.

Takimet me grupet punuese do të realizohen edhe në ditet në vijim në komunat tjera të përfshira në projekt.

Related posts

SPOZORI GJENERAL