OEMVP me qëndrim për Ligjin për përkrahje financiare të investimeve

OEMVP me qëndrim për Ligjin për përkrahje financiare të investimeve

21 Shkurt 2018 – OEMVP në konferencën për shtyp sot vlerëson pozitivisht qasjen transparente të Qeverisë në sjelljen e Ligjit për përkrahje financiare të investimeve, i rëndësishëm për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi.

OEMVP paraqiti një vlerësim fillestar të tekstit ndërsa rekomandimet tyre, në konsultim me anëtarsinë do të dërgohen në Qeveri në mënyrë zyrtare dhe do të vendosen në sistemin elektronik për rregullativë ENER. Sektori për hulumtim dhe zhvillim në OEMVP bëri analizë komparative të ligjeve të ngjashme në disa vende të Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit Evropian siç janë: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Slovenia.

Në lidhje me propozim ligjin për përkrahje financiare të investimeve, OEMVP sjell këto vlerësime të përgjithsme:

Propozim teksti i ligjit shpallet me një vonesë të dukshme, për faktin që, Qeveria e RM-së, kishte të definuara shtyllat për përkrajen e bizneseve, e që përbëjnë bazamentin e ligjit, që nga shtatori i vitit 2017.

Gjatë përpilimit të propozim ligjit organet kompetente paraprakisht duhet të kenë parasysh faktin se i njejti mund të bie ndesh me disa ligje të caktuara.

Në bazë të kësaj dinamike, sjellja e ligjit në Kuvend do të shtyej mundësinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve nga ana e bizneseve që targetohen me shtyllën e tretë, përkatësisht ndërmarjet e vogla dhe të mesme

Në aspekt juridik rregullimi i përkrahjes shtetërore me akt nënligjor, mund të krijojë pasiguri te bizneset e vogla dhe të mesme për faktin që organet e pushtetit ekzekutiv kanë kompetencë për të sjelljë akte të tilla.

Çështje tjetër me rëndësi është edhe mbrojtja e konkurencës në treg. Me këtë ligj, nuk parashihet ndonjë kompentencë e Komisionit për mbrojtje të konkurencës. (për dallim nga ligjet tjera që rregullojnë fushën e ndihmës shtetërore në vend). Кy rregullim lë hapësirë për kritika eventuale nga Komisioni evropian për shkak të obligimeve që burrojnë nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim në lidhje me ndihmën shtetërore dhe mbrojtjen e konkurencës.

Me këtë ligj nuk janë përfshirë gjithë sektortët tjerë (pos prodhimit) të cilët kanë impakt të madh në krijimin e PBV në vend, gjë që tregon se ligji në këtë formë vë në mëdyshje ndikimin real në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Edhe pse kjo qeveri ka planifkuar mjete buxhetore në vlerë prej 30 milion eurosh për zhvillim të barabartë rajonal gjë të cilën ОЕMVP e ka përshëndetur, аta vlerësojnë se ky përcaktim duhet të reflektohet edhe në ligjin për Përkrahje financiare të investimeve .

Në këtë kontekst, OEMVP i propozon Qeverisë të merr për bazë modelin e Kroacisë ku niveli i ndihmës shtetërore përcaktohet në bazë të nivelit të zhvillimit të një rajoni planor, gjegjësisht nëse një rajon planor ka nivel të lartë të papunësisë, në atë rajon përqindja e pëkrahjes financiare për vende të reja pune është më e lartë se në rajonte tjera. Andaj, besojmë fuqishëm se kjo qasje do të ndikonte dukshëm në uljen e migracionit në vend që kryesisht janë drejt kryeqytetit dhe njëashtu që edhe të rrinjët tanë do të neglin në vendlindje

Gjithashtu, OEMVP thekson se me ligjin e ri nuk parashihet mundësi e ndihmës për ekipim, apo trajnim të kuadrove profesionale për implementim të projeteve investuese nga investitorët potencial.

Në bazë të asaj që u prezantua në konferecë, OEMVP i rekomandon Qeverisë:

  1. Të përfshijë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në tekstin e ligjit e jo të sjellet akt nënligjor;
  2. Në kuadër të ligjit të zgjërohet lista me sektorëve sektorët tjerë që kanë potencial të madhë për ekonominë vendore;
  3. Të punohet në mënyrë paralele edhe në sjelljen e rregulloreve të nevojshme për zbatim të ligjit;
  4. Të koordinohen më mirë me organet tjera kompetente për ndihmën shtetërorë dhe të eliminiohet kolizioni potencial me ligjet tjera;
  5. Të parashihen masa të veçanta për kompanitë që vijnë nga viset rurale;
  6. Të parashihen mundësi të ndihmës për ekipim, apo trajnim të kuadrove profesionale për implementim të projeteve investuese nga investitorët potencial;
  7. Të parashihen dispozita për eliminim të faktorit njeri në procedurën e dhënies së ndihmës financiare.

Related posts

SPOZORI GJENERAL