AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP me qëndrim për 100 ditëshin e Qeverisë

OEMVP me qëndrim për 100 ditëshin e Qeverisë

SPOZORI GJENERAL

11 Shtator 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si gjithmonë vigjilente për ngjarjet të cilat e tangojnë biznesin, në konferencën për shyp sot prezantoi qëndrimet ndaj qeverisjes për 100 ditëshin e parë. Edhe kësaj rradhe në frymë konstruktive dhamë vlerësimet tona për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.

Nëse nisemi nga parametrat makroekonomik rezultatet nuk mund të themi se janë të kënaqshme për biznesin, sepse kemi rritje negative të PBV-së – 1,8%  në kuartalin e dytë dhe 0% në kuartalin e parë, që në një mënyrë thotë që recesionin e kemi në pragun e derës. Sigurisht që duhet të bëhet edhe  rivlerësim për targetet e PBV,  pasiqë rritja prej 2,2% është e pamundur, rrjedhimisht ne do jemi të kënqur që këtë vit të arrijmë rritjen prej 0,7 deri në 1% të PBV. Gjithë kjo pason atë që në vitet e kaluara e kemi cekur se 2017 do të jetë vit shumë i vështirë për ekonominë tonë.

Duke ju referuar konkretisht punës 100 ditore të qeverisë, OEMVP përkrah subvencionimin e disa sektorëve dhe kërkon qasje shumë të kujdesshme dhe transparente të qeverisë ndaj kompanive të cilave do ju ndaj subvencione që të mos ketë keqpërdorime.

OEMVP me vërrejtje drejtuar projektit Garanci për të rinjtë për të cilin Qeveria ndau nga rebalanci 9 milion euro, për bruto paga, si një masë shumë e përgjithshme të cilës nuk i paraprin cost-benefit analizë dhe efekti do jetë minor në aspekt makroekonomik. Më pas nivelin e shumës për përkrahje të NVM në vlerë prej 2,1 milion euro dhe subvencionet e bujqve individual, Oda e sheh si masë jo e kënaqshme dhe përsëri nuk ka targete se çka pas shpërndarjes së subvencioneve.

Oda është konzistent në kërkesat e saj sidomos për problemin infrastrukturor të zonës së Vizbegut dhe për bizneset e vërshuara në Hasanbeg për të cilat ka premtime nga ana e qeverisë, por akoma nuk ke hapa konkret, edhe pse ato ka dërguar propozim masa se si të realizohet ndihma ndaj tyre.

Në vazhdim, OEMVP thotë se “reformat gjyqësorë kanë ende ngecje, prandaj këtu duhet të veprohet sa më shpejt që të kthehet shteti i së drejtës”.  Sa ju përket masave sociale që i ndërmerr Qeveria për ulje të varfërisë, OEMVP e jep përkrahjen e saj në këtë rrugëtim, por me kusht që duhen plane shumë të detajuara mbi këto ndihma ose subvencione, sepse mund të mos arrijnë efektin e duhur dhe pa një strategji afatmesme të detajuar mbi kahjet se ka duhet të shkojë ekonomia jonë nuk mund të presim rezultate të kënaqshme. Patjetër të përmirësohet edhe qasja në financa për kompanitë vendore nëpërmjet linjave kreditore me interes më të ulët dhe të shfrytëzohen grantet me qëllim që bizneset të avancohen dhe të jenë më konkurrent në tregun rajonal dhe global.  Duhet të mbështeten inovacionet, sipërmarrësia e grave dhe të rinjve, si dhe të fillohet përfundimisht në mënyrë kuantitative dhe kualitative të mbështetet zhvillimi i barabartë rajonal.

Krejt në fund, për një ekonomi të shëndoshë Oda si të patjetërsueshme e sheh depolitizimin e institucioneve shtetërore, duke ulur në minimum jo-efikasitetin e administratës apo institucioneve shtetërore, si dhe përgatitjen e një strategjie të mirëfilltë për zhvillimin ekonomik të vendit.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA