ANTPRESS
OEMVP me apel për ndihmë deri tek bizneset

OEMVP me apel për ndihmë deri tek bizneset

05 Dhjetor 2017 –Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me anëtarët e saj shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer në çdo aspekt për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga vërshimet në Shqipëri.

Për këtë arsye, OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoni, bën apel deri tek të gjitha bizneset anëtare dhe jo anëtare të mobilizohen për të ndihmuar zonat e goditura nga fatkeqësia javën e kaluar.

Lusim të gjitha bizneset që deri më datë 08 Dhjetor 2017 (E premte) të prononcohen për vlerën e mjeteve financiare apo formën tjetër të ndihmës që do të donojnë dhe sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor.

Pikat e grumbullimit të donacioneve do të jenë në kompanitë Dauti Komerc – Saraj, Dauti Komerc – Strugë dhe Baukop – Vizbeg.

Llogaritë në të cilat mund të donohen mjetet janë:

Llogaria denar: Sparkasse Banka 250020000104870

Llogaria devizore: Sparkasse Banka MK07250020000104870

SWIFT CODE: INSBMK22

Për më shumë informacion Ju lutemi na kontaktoni në telefon 076/397-504 dhe 02/3239-252 ose në e-mail info@oemvp.org

Related posts