OEMVP lidh biznesin me nevojat e industrisë

OEMVP lidh biznesin me nevojat e industrisë

17 Shkurt 2017 – Në Universitetin e Evropës Juglindore sot dhe nesër mbahet konferenca ndërkombëtare shkencore ku do të zhvillohen punimet në temën “Ndërtimi urave në mes hulumtimit të biznesit dhe nevojave të industrisë”, ndërkaq organizatorë është Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL. Qëllimi i konferencës në fjalë është të mundësojë zhvillimin e një debati të hapur mbi praktikat e mira, sfidat me të cilat ballafaqohet  biznesi dhe alternativat për përmirësimin e nevojave të tregut në të ardhmen, duke sjellë në një vend të gjithë aktorët që ndikojnë në çfarëdo mënyre, siç janë udhëheqësit akademikë dhe administrativë, përfaqësues të biznesit, përfaqësuesit e ministrisë, studentët dhe organizatat studentore, përfaqësuesit e punëdhënësve, këshilltarët ndërkombëtarë e të tjerë.

OEMVP ka bashkëpunim me disa universitete shtetërore dhe private që ju mundëson studentëve të kryejnë punë praktike në hapësirat e OEMVP-së. OEMVP edhe në platformën ekonomike të saj ka sugjeruar që të dedikohen mjete për nxitjen e inovacioneve dhe sipërmarrësisë sepse në këtë mënyrë mund të nxitet jo vetëm rritja ekonomike por edhe zhvillim ekonomik.

Një nga katër strategjitë kryesore të OEMVP është rritja e konkurrueshmërisë, inovacioneve dhe globalizim të biznesit, që tregon se OEMVP ka theksuar rolin dhe nevojën e inovacioneve dhe sipërmarrësisë në Maqedoni.

“Ne si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore kemi bërë një hapë para dhe kemi filluar një projekt të ri Hub Incubator ku do të ofrohet mundësia që të lidhen idetë ose start-up me kompanitë të suksesshme, dhe fokusi jonë duhet të jetë në këtë drejtim pasi që kjo mundëson që të bëhet një mix i diturisë teorike të studentëve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër praktikat më të mira të kompanive më të suksesshme. Ky projekt gjithsesi që ka nevojë për përkrahje dhe bashkëpunim me univerzitetet, profesorët dhe biznes komunitetin të krijojnë produkte dhe shërbime më kompetitive, inovative për tregun.” – tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Related posts

SPOZORI GJENERAL