OEMVP kremtoi sukseset e dekadës dhe shpalli TOP 100 kompanitë e vitit!

OEMVP kremtoi sukseset e dekadës dhe shpalli TOP 100 kompanitë e vitit!

Shkup, 25 nëntor 2015 – Në ambientin e Hotel “New Star”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shënoi sukseset e dhjetëvjetorit nga themelimi i saj, si dhe zgjodhi njëkohësisht edhe 100 kompanitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, filloi rrugëtimin e saj në qytetin e Tetovës dhe numëronte 122 anëtarë, për t’u transferuar dy vite më pas në Shkup me një numër të dyfishuar të anëtarëve dhe duke zgjeruar kapacitetet administrative.
Sot OEMVP numëron 1800 anëtarë të ndryshëm për nga sektori ku veproojnë dhe të shtrirë në të gjithë rajonin e vendit. Në këtë dhjetvjeçar që po lëmë pas OEMVP ka organizuar rreth 70 seminare, 82 tryeza të rrumbullakta, mbi 800 takime bilateral dhe punëtori gjithpërfshirëse, me ekspertë të fushave përkatëse, e gjithë kjo për t’Ju bërë më të lehtë anëtarësisë së saj udhëheqjen e mirëfilltë të biznesit. Nga 120 takime të ndërmjetësimit afarist, rreth 50 prej tyre kanë vendosur një partneritet mes veti, duke bërë në këtë mënyrë të zgjerohen bizneset ekzistuese dhe veprimtaritë e tyre.
Kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha në fjalën e tij të rastit, theksoi se për një dekadë të tërë, OEMVP është urë lidhëse mes bizneseve me qëllim të sigurimit dhe kultivimit të marrëdhënieve ekonomike në një nivel më të lartë dhe të besueshëm, duke mbrojtur në këtë mënyrë interest e secilit anëtar veçmas dhe në krijimin e politikave të mirëfillta makroekonomike, në përgjithësi.
“Në emër të këshillit drejtues dhe në emrin tim personal, ju urojmë të gjithëve për këtë 10 vjetor të odës, me shpresë që në dekadën e ardhshme, të gjithë sëbashku të fuqizojmë akoma më shumë zërin e biznesit dhe përfundimisht të jemi pjesë e mirëfilltë e procesit të definimit të politikave zhvillimore të shtetit tonë’’ – theksoi më tej kryetar i OEMVP-së. Nebi Hoxha.

Të pranishëm ishin mbi 300 kompani anëtare, zëvendës Kryeministri, Musa Xhaferi, Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadorë dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë.

Kompania që u rendit e para në listë ishte kompania NEPTUN, duke u ndjekur më pas nga ALMA M, DAUTI KOMERC, GEMAK, POFIX, KIPPER, BAS TUTI FRUTI, PRINCE ENTERPRAJS, EUROAKTIVA, dhe në vend të dhjetë pas tyre u rradhit kompania VARDAR DOLLOMIT.
Mirënjohjet për ngritjen dhe etablimin e këtij Institucioni në këtë nivel ku është sot, u ndan për Kryetarët paraprak të OEMVP-së, Xhemal Dauti dhe Menderes Kuçit, nga Kryetari i kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z. Kasam Zendeli.

Për personat inicues të OEMVP-së Kryetari Nebi Hoxha ndau 18 mirënjohje, për: Xhemail Dauti, Nazmi Ejupin, Taxhedin Ademi, Hashim Ajdinin, Ibrahim Islami, Ramadan Vejselin, Kasam Zendelin, Alirami Ziberi, Musa Ramani, Zylbehar Rrahmani, Arben Abduramani, Zarif Bajrami, Hamsi Behluli, Xhemil Selimi, Shpend Dibra, Murat Kasami, Nexhat Mustafa dhe Erduan Imeri.

OEMVP përzgjodhi dhe tre kompanitë e dekadës ALMA-M, NEPTUN dhe GEMAK.dhe të cilat në dekadën që lëmë pas kanë dhënë kontribut të jashtzakonshëm si për Odën ashtu dhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Related posts

SPOZORI GJENERAL