OEMVP kontribuoi në ndryshim të Ligjit për regjistrim të pagesave në favor të subjekteve afariste

OEMVP kontribuoi në ndryshim të Ligjit për regjistrim të pagesave në favor të subjekteve afariste

26 Janar 2018 – Përkushtimi dhe puna e OEMVP-së në mbrojtje të interesave të sektorit të biznesit përsëri jep frytet e veta. Kështu, avokimi dhe lobimi i OEMVP-së në kuadër të projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” kontribuoi në sjelljen e ndryshimeve të Ligjit për regjistrim të pagesave në dorë në favor të subjekteve afariste që hynë në fuqi më 18 Janar të këtij viti.

Në këtë drejtim subjekteve afariste si obligues tatimor të cilëve për arsye të mosregjistrimit të qarkullimit nëpërmjet aparatit fiskal, mosdorëzimit të llogarisë fiskale deri te blerësi apo shfrytëzuesit e shërbimeve, apo mosinstalimit të terminalit GPRS dhe kripto modulit nga Drejtoria për të ardhura publike ju është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë për 15 ditë, nuk do kenë nevojë të presin kalimin e afatit 15 ditor për të vazhduar ushtrimin e veprimtarisë.

Me këto ndryshime subjektet afariste të cilëve ju shqiptohet gjobë për arsyet e përmendura më lartë, do munden të vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre menjëherë pas pagesës së gjobës.

Ky ndryshim ligjor ju mundëson subjekteve afariste që të reduktojnë humbjet e drejtpërdrejta dhe fitimin e humbur për afatin 15 ditor që kanë qenë të detyruar të presin për të vazhduar ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Related posts

SPOZORI GJENERAL