OEMVP-ja vazhdon me ofrimin e shërbimeve të reja për anëtarët e saj!

OEMVP-ja vazhdon me ofrimin e shërbimeve të reja për anëtarët e saj!

Një nga kërkesat më të rëndësishme të anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ka qenë lëshimi i çertifikatës së origjinës së produktit. Prej sot kjo çertifikatë do të lëshohet nga ana e odës sonë, e cila do të tregojë origjinën e produktit nga shteti eksportues. Shkaku i lëshimit të kësaj çertifikate është nevoja për lehtësimin e procedurës për eksport në shtetet ku kërkohet e njejta.

Çertifikata e origjinës është një nga dokumentet e nevojshme për eksportin e produkteve të cilat prodhohen ose përpunohen në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht është shumë e rëndësishme për anëtarët tanë duke ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit në fushën e zgjerimit të tregut dhe rritje të eksportit. Risi në OEMVP është se po e njejta mund të lëshohet edhe në gjuhën shqipe, krahas gjuhës maqedonase dhe angleze duke ndikuar në lehtësimin e komunikimit me shërbimet doganore të shteteve fqinje ku kompanitë tona kryejnë eksportin e produkteve. Me këtë hap, lehtësohet procedura e eksportit të produkteve në Shqipëri dhe Kosovë.

Me lëshimin e kësaj çertifikate rritet numri i shërbimeve të cilat i ofron OEMVP-ja dhe dëshmohet që çdoherë bën përpjekje për përmirësimin e shërbimeve ndaj anëtarësisë!

Related posts

SPOZORI GJENERAL